Sport

Legjenda paralajmëron: “Ruben Amorim duhet të kuptojë se ky nuk është futbolli portugez. Është një planet tjetër”...

Paul Merson mendon se lojtarët e Manchester United nuk përshtaten me sistemin që trajneri dëshiron të zbatojë

4 Janar 2025, 14:55 Nga DOSJA

Legjenda paralajmëron: “Ruben Amorim duhet të kuptojë se ky

ANGLI - Ish-ndërkombëtari i Anglisë, Paul Merson, i ka bërë një paralajmërim Ruben Amorimit, duke theksuar se trajneri portugez po përpiqet të zbatojë te Manchester United një sistem “që nuk i përshtatet” lojtarëve.

"Eriksen dhe Casemiro dikur ishin lojtarë të mirë, por i përdornin së bashku në mesfushë... Trajneri duhet të kuptojë se ky nuk është futboll portugez. Është Premier League. Është një planet tjetër",- theksoi ai në një deklaratë për 'The Football'.

Dhe ai vazhdoi: "Unë nuk e di se sa para ka Manchester United për shkak të Fair Play-it financiar, por ata duhet të heqin qafe shumë lojtarë. Do të jetë një detyrë e vështirë. Ne po flasim për një nga klubet më të mëdha në botë, që për momentin është në kaos”.

Merson, 56 vjeç, theksoi gjithashtu rëndësinë e anësorëve në sistemin e përdorur nga Ruben Amorim dhe deklaroi se ata që trajneri ka në dispozicion në skuadrën e “Djajve të Kuq”... nuk janë të dobishme.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll