Sport

“Futbolli e mbante larg problemeve”: Gruaja e Wayne Rooneyt “e shkatërruar” nga shkarkimi i bashkëshortit të saj...

Bashkëshortja Coleen Rooney-t tregon shqetësimin pse sfida e Plymouth nuk funksionoi

4 Janar 2025, 15:50 Nga DOSJA

“Futbolli e mbante larg problemeve”: Gruaja e Wayne Rooneyt “e

ANGLI - Coleen Rooney, gruaja e Wayne Rooney, u “shkatërrua” nga shkarkimi i bashkëshortit të saj, i cili pushoi së qeni trajner i Plymouth Argyle në fund të vitit të kaluar, shtatë muaj pasi mori këtë rol.

Nën komandën e 39-vjeçarit ish-ndërkombëtar i Anglisë, skuadra që zë vendin e fundit në Championship, regjistroi vetëm katër fitore në kampionat, asnjëra jashtë shtëpisë.

“Coleen ishte shumë e prirur që karriera e trajnerit të Wayne të funksiononte. Ajo e di se sa shumë ai e donte këtë dhe ajo e di se sa shumë ai e do futbollin,"- tha një mik i gruas së Wayne Rooney për Daily Mail.

“Larg futbollit, jeta e Rooneys ka të bëjë me restorante të bukura, kokteje vodka dhe rroba të shtrenjta, por futbolli në fakt është shumë i rëndësishëm për Wayne. E mban të zënë. Ajo shqetësohet për të dhe futbolli e mban atë nga telashet”,- shtoi ai.

Kjo ishte sfida e fundit për të mos punuar për Wayne Rooney si trajner, pas Derby County, DC United dhe Birmingham City. 

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll