Sport

Ylli argjentinas Leo Messi, dekorohet nga presidenti Joe Biden, me çmimin më të lartë civil në Shtetet e Bashkuara…

Argentinasi dhe Magic Johnson janë sportistët me Medaljen Presidenciale të Lirisë

4 Janar 2025, 16:12 Nga DOSJA

Ylli argjentinas Leo Messi, dekorohet nga presidenti Joe Biden, me çmimin

SHBA - Lionel Messi do të jetë një nga 19 personat e nderuar me Medaljen Presidenciale të Lirisë nga presidenti amerikan Joe Biden, ceremonia e fundit e këtij lloji që ai organizon përpara se t'ia dorëzojë presidencën Donald Trump më 20 janar.

Sipas The Athletic, Shtëpia e Bardhë shpalli të përzgjedhurit, që janë për t’u nderuar këtë të shtunë me dekorata më e lartë civile në Shtetet e Bashkuara. Për shkak të angazhimeve profesionale, në këtë ceremoni mungoi ylli argjentinas.

“Presidenti Biden beson se liderët e mëdhenj ruajnë besimin, u japin të gjithëve një shans të drejtë dhe vendosin mirësjelljen mbi gjithçka tjetër. Këta 19 të zgjedhur janë udhëheqës të mëdhenj, që e kanë bërë Amerikën një vend më të mirë.

Ata janë liderë të mëdhenj, sepse janë njerëz të mire, që kanë dhënë kontribute të jashtëzakonshme për vendin dhe botën e tyre”,- sqaron Shtëpia e Bardhë, ku një tjetër nga përfituesit është edhe ish-basketbollisti Magic Johnson.

Lionel Messi, lojtari me më shumë tituj në futboll, u transferua te Inter Miami në vitin 2023 dhe Shtëpia e Bardhë citon punën filantropike të argjentinasit me fëmijët për t'i dhënë atij nderin: “Ai mbështet programet shëndetësore dhe arsimore për fëmijët në mbarë botën përmes Fondacioni Leo Messi dhe shërben si ambasador i vullnetit të mirë të UNICEF”-it.

Fitues të tjerë do të jenë ish-Sekretarja e Shtetit Hillary Clinton, shefi i kuzhinës José Andrés, këngëtari i U2 Bono, aktorët Michael J. Fox dhe Denzel Washington, primatologia Jane Goodall, stilisti Ralph Lauren, shkencëtari Bill Nye, filantropisti George Soros, si dhe redaktorja e modës Anna Wintour.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll