Sport

Përplasje “brirësh” te Man.United, tensioni mes Garnaços dhe Amorimit nuk fshihet!...

Një pjesë e shtypit anglez pretendon se ndërkombëtari argjentinas dhe trajneri portugez janë ndarë prej disa javësh, si pasojë e një gjesti të futbollistit.

4 Janar 2025, 14:29 Nga DOSJA

Përplasje “brirësh” te Man.United, tensioni mes

ANGLI - Duket se ardhja e Ruben Amorimit nuk i ka zgjidhur problemet e Mançester Junajtid, i cili vazhdon të luajë me zjarrin në zonën e mesme të ulët të tabelës dhe është vetëm shtatë pikë larg rënies.

Skuadra e “Djajve të Kuq”, e cila ka humbur katër ndeshjet e fundit dhe që nesër pasdite ka një ndeshje të rëndësishme në Anfield ndaj liderit, Liverpool, nuk ka reaguar pas ardhjes së trajnerit portugez. 

Përveç problemeve sportive, ish-trajneri i Sportingut thuhet se duhet të përballet edhe me probleme të brendshme. “Daily Mail” thekson se ka probleme me një nga lojtarët e saj: Alejandro Garnacho.

Ndërkombëtari argjentinas, shkruajnë ata, do të ishte në humor të keq për arsye taktike. Ai nuk përshtatet plotësisht me skemën e re 3-4-3, të imponuar nga trajneri dhe do ta kishte shpërfillur atë para se të lihej jashtë në derbin kundër Manchester Cityt në mes të dhjetorit. 

E vërteta është se Garnacho ka provuar stolin në katër ndeshjet e fundit. 'Daly Mail' kupton se anësori u duk se i ktheu shpinën Amorimit, pasi trajneri i dha atij udhëzime për ndeshjen përpara se të dilte kundër Viktoria Plzen në Europa League, tre ditë para derbit. 

Përfaqësuesit e lojtarit 20-vjeçar mohojnë se ai ka qenë mosrespektues dhe ia atribuojnë një keqkuptimi. United nuk ka komentuar për këtë çështje, por disa burime këmbëngulin se nuk ka asnjë konflikt mes të dyve dhe se Garnacho nuk është përjashtuar nga skuadra.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll