Bota

Sulmi ndaj ambasadës, Kryeministri i Malit të Zi: Do mbrojmë vendin, reagimi i Beogradit befasues

3 Janar 2020, 09:53 Nga DOSJA
Sulmi ndaj ambasadës, Kryeministri i Malit të Zi: Do mbrojmë

MALI I ZI- Kryeministri i Malit të Zi, Dusko Markoviç, ka reaguar për sulmin e ambasadës së Malit të Zi në Beograd, duke thënë se kjo është një ngjarje e rëndë. Qindra huliganë të Yllit të Kuq protestuan para ambasadës malazeze në Beograd, gjatë së cilës u ndezën fishekzjarre në flamurin Malazez.

Në një reagim në mdiat sociale, Markoviç, shprehet se  ai do ruajë Malin e Zi nga urrejtjet që vijnë nga jashtë dhe brenda vendit.

“Qëndrimi i autoriteteve serbe është befasues. Mali i Zi po përballet edhe një herë me sfidën e mbrojtjes së pavarësisë dhe lirisë. Ne do ta ruajmë Malin e Zi përkundër urrejtjes që është rrënuar nga të njëjtët aktorë brenda dhe jashtë kufijve të saj” shkroi Markoviç.

Mbrëmjen e djeshme është sulmuar ambasada e Malit të Zi në Beograd. Një grup tifozësh të Yllit të kuq kanë tentuar të djegin flamurin e Malit të Zi, i cili ka pësuar dëmtime e është zëvendësuar sërish. Politika në Begorag ka heshtur, po ashtu dhe nga qeveria shqiptare nuk ka pasur reagim. Në Tiranë ka reaguar vetëm Partia Demokratike, e cila ka dënuar sulmin.

(A.B. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

rajoni rajoni dusko markoviç sulmohet ambasada e malit te zi ne beograd dusko markoviç sulmohet ambasada e malit te zi ne beograd

Sondazh

Poll

Bota 3 Janar 2020, 09:40

Eastmed: Projekti i madh me të panjohura

GJERMANI- Pritje e madhe në Greqi: Nga dita e enjte (02.01.2020) në Athinë zhvillon një vizitë triditore kryeministri i Izraelit Benjamin Netanjahu. Ndërkohë që...