Bota

Zoran Zaev njofton dorëheqjen: Qeveria teknike duhet të votohet deri në mesnatë

3 Janar 2020, 09:44 Nga DOSJA
Zoran Zaev njofton dorëheqjen: Qeveria teknike duhet të votohet deri

MAQEDONI E VERIUT- Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, ka lajmëruar se ka firmosur dorëheqjen nga posti i kryeministrit dhe sot në kuvend do miratohet dorëheqja e tij. Ndërkohë pritet që deri në mesnatë pritet të votohet edhe qeveria teknike, e kryesuar nga ish ministri i Brendshëm Oliver Spasovski.

Këtë mëngjes në orën 8.30 ishim në Qeveri. Nënshkrova dorëheqjen time, në përputhje me Marrëveshjen e Përzhinës dhe në bazë të Ligjit për Qeverinë. Besoj se dokumenti do të arrijë në Parlament shumë shpejt, në mënyrë që procedura të fillojë gjatë ditës për të mundësuar miratimin e qeverisë teknike”, tha Zaev.

Ndërsa dje VMRO -DPMNE-ja dje tërheqi Dragan Kovaçkin dhe doli me kandidat të ri për për ministër teknik të Punëve të Brendshme. Bëhet fjalë për Naqe Çulev, i punësuar në Agjencinë për Zbulim, propozim ky i pranueshëm për LSDM-në dhe BDI-në.

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, ka shprehur vullnetin për të hdënë dorëheqjen dhe hapjen e rrugës për zgjedhje të parakohshme, pas dështimit në Bruksel për të marrë një “Po” për hapjen e negociatave. Zaev që pas marrjes së përgjigjes negative, ka punuar për formimin e qeverisë teknike, duke arritur një marrëveshje me VRMO-DPMNE. 

(A.B. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

rajoni rajoni dorehiqet zoran zaev qeveri teknike ne maqedoni stevo pendarovski dorehiqet zoran zaev qeveri teknike ne maqedoni stevo pendarovski

Sondazh

Poll

Bota 3 Janar 2020, 09:40

Eastmed: Projekti i madh me të panjohura

GJERMANI- Pritje e madhe në Greqi: Nga dita e enjte (02.01.2020) në Athinë zhvillon një vizitë triditore kryeministri i Izraelit Benjamin Netanjahu. Ndërkohë që...