Bota

Qeveria e re në Kosovë/Këshilltari i Haradinajt: Nëse Kurti nuk arrin të merret vesh me LDK’në brenda 15 ditëve, AAK-ja

3 Janar 2020, 07:19 Nga DOSJA
Qeveria e re në Kosovë/Këshilltari i Haradinajt: Nëse Kurti

Kosovë- Ende vijojnë diskutimet për qeverinë e re në Kosovë. Së fundmi këshilltari i kryeministrit  Ramush Haradinaj, Halil Matoshi ka deklaruar se Lëvizja Vetëvendosje, si fituese e zgjedhjeve, nëse nuk arrin të merret vesh me LDK’në brenda 15 ditëve për krijimin e qeveria atëherë, Haradinaj është një alternativë.

“Albini si fitues i zgjedhjeve nuk po mundet të bëjë qeveri të diktatit, se LDK-ja e manë vetën gogja naltë në traditat demokratike e institucionaliste. Mos u marrshin vesh gjatë 15 ditëve të ardhshme, Ramushi mbetët alternativë me bâ Qeverinë e re!? Sepse ai mundet! Nuk u bân vija t’kuqe partive që i japin dashtuni e besnikni shtetit kosovar”, ka shkruar këshilltari i Haradinajt në një postim në Facebook, shkruan Ekspress.

Ai është shprehur  më tej: “Kurse unë, shoqnisht i angazhuem që fituesi i zgjedhjeve shpejt me i dhânë venit Qeverinë, (e mos mujtë vet, me lshue udhë) po e çoj nji gotë “vénë me zog”, e po u thom gzue të dashtun, njerëz të mirë të Kosovës dardane!

Pritet që Hashim Thaçi dhe Albin Kurti të zhvillojnë një takim me tyre më 6 janar, pas refuzimeve të liderit të Vetëvendosjes. Pak ditë më parë u themelua dhe legjislatura e 7-të e Kuvendit të Kosovës. Vetëvendosje ka 29 deputetë në Kuvend, LDK 28, Partia Demokratike e Kosovës 24, koalicioni Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dhe Partia Socialdemokrate kanë 13 vende dhe koalicioni NISMA-AKR-PD ka 6 vende. Lista Serbe ka fituar 10 vende aq sa i takojnë komunitetit serb. Negociatat deri më sot kanë dështuar, pasi LDK ka kërkuar që të marrë kreun e Kuvendit, Presidentin dhe 5 ministri, pra gjysmën e kabinetit. Por sot, LDK tha se heq dorë nga kreu i Kuvendit, duke ofruar një marrëveshje të palëkundur për 5 ministri dhe presidentin.

J.V/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

rajoni rajoni halil matoshi qeveria e re ne kosove ramush haradinaj halil matoshi qeveria e re ne kosove ramush haradinaj

Sondazh

Poll