Bota

Bosi i “Mitsubishi-Nissan” árratiset nga Japonia drejt Libanit, fshihet në çantën e violinçelit

3 Janar 2020, 08:30 Nga DOSJA
Bosi i “Mitsubishi-Nissan” árratiset nga Japonia drejt

LIBAN-Carlos Ghosn, bossi i njohur i “Mitsubishi-Nissan” është arratisur në mënyrën më të çuditshme të dëgjuar ndoonjëherë më parë. Ai  është  arratisur drejt Libanit përmes një çante violinçeli, një vegle muzikore e cila kërkon një çantë të madhe për t’u mbajtur, gjë që bossi e ka shfrytëzuar këtë mundësi.

Ndërkohë policia japoneze ka bërë një kontroll në çdo cep  të shtëpisë ku Carlos Ghosn jetojnte para  arratisjes.

Por nga ana tjetër Libani është njoftuar për një kërkim ndërkombëtar nga Interpoli, në gjetjen e gjurmëve të ish-kryetarit Nissan Carlos Ghosn. Ky lajm është bërë me dije nga ministri i drejtësisë Albert Serhan.

Bossi i njohur është arratisur për në Liban nga Japonia ku edhe po shlyqnte arrestin me kusht ndërkohë  që ishte në pritje të gjykimit për fshehje të të dhënave financiare si dhe manipulimin e tyre para aksionerëve.

Mediat e huaja shkruajnë se Carlos u largua në Liban përmes Stambollit, me motivin se po kërkon t’i shmanget “padrejtësisë” për akuzat ndaj tij.

Burimi: CNN

A.C/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

bota bota carlos ghosn's japoni liban carlos ghosn's japoni liban

Sondazh

Poll