Bota

Pamjet ápokaliptike mes zjarreve masive në Australi, qielli flakë e kuqe, mbi 4.000 njerëz të bllokuar (Fotot)

3 Janar 2020, 08:45 Nga DOSJA
Pamjet ápokaliptike mes zjarreve masive në Australi, qielli

AUSTRALI- Më shumë se 4,000 njerëz, përfshirë banorët vendas, qindra turistë dhe fëmijë, janë bllokuar në plazhet afër qytetit Mallacoota në bregdetin lindor të Australisë, të rrethuar nga zjarret masive të nxitura nga erëra të forta që po  ndihmojnë gjithmonë e më shumë kaosin që po ndodh në Australi.  Madje zyrtarët që po hetojnë  mbi  këtë rast shumë të vëshirë, u kanë  sugjeruar banorëve se nëse është e nevojshme të hidhen në det për të shpëtuar jetën e tyre.

David Jeffrey, një pronar i afarizmit lokal, ka thënë për BBC se ai dhe banorët e tjerë që strehohen në një plazh ngjitur po përgatiteshin të hidheshin në det para se erërat e papritura të shtynin flakët në drejtimin tjetër.

Qeveria australiane ka njoftuar se po përgatit anije detare dhe helikopterë ushtarakë për të kryer evakuime pasi të gjitha rrugët që çojnë në zonë janë bllokuar tani nga flakët e masive. Më shumë se 200 zjarre janë kanë pushtuar të gjitha shtetet e New South Wales dhe Victoria.

Pamjet apokaliptike tregojnë një kontrast të ashpër ndërsa fishekzjarret u ndezën mbi Sydney Harbor teksa bota festonte Vitin e  Ri.

Burimi: thedailybeast

A.C/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

bota bota david jeffrey mallacoota qeveria australiane zjarret ne australi david jeffrey mallacoota qeveria australiane zjarret ne australi

Sondazh

Poll