Aktualitet

"Pronari i makinës ndodhet në burg!" Të shtënat me armë zjarri në Shkodër, detaje nga ngjarja

Sipas informacioneve, që prej kohës që ai është në burg, automjeti i tij ndodhej i parkuar në sheshin Rus në Shkodër.

2 Janar 2025, 21:41 Nga M.B
"Pronari i makinës ndodhet në burg!" Të shtënat me
Foto nga vendi i ngjarjes

SHKODRA- Pronari i automjetit ndaj të cilit u qëllua mbrëmjen e sotme në Shkodër, Elvis Hoxha ndodhet në burg për veprën penale “dhunë në familje”. Sipas informacioneve, që prej kohës që ai është në burg, automjeti i tij ndodhej i parkuar në sheshin Rus në Shkodër.

Bëhet me dije se autori ka shkuar në vendngjarje me një motor dhe pasi ka qëlluar është larguar në drejtim të paditur. Ndërkohë, policia po punon për identifikimin, gjetjen dhe kapjen e tij dhe bashkëpunëtorit, pasi dyshohet se autori ishte në motor me një person tjetër.

shkodra

Sondazh

Poll

Aktualitet 2 Janar 2025, 20:42 M.B

Të shtëna me armë zjarri në Shkodër

Foto ilustruese SHKODRA- Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar mbrëmjen e sotme në lagjen Rus, në qytetin e Shk...