Aktualitet

Autori qëlloi nga një motor në lëvizje ndaj një automjeti të parkuar në Shkodër, ngrihen pika për kapjen e tij dhe të bashkëpuntorit, ja PAMJET nga vendi i ngjarjes

Mësohet se policia ka mbërritur në vendngjarje për të hetuar rrethanat ndërsa nuk raportohet për persona të lënduar. Gjithashtu bëhet me dije se është qëlluar me pistoletë në drejtim të një automjeti të parkuar i cili dyshohet të jetë në pronësi të Elvis Hoxhës.

2 Janar 2025, 21:25 Nga M.B
Autori qëlloi nga një motor në lëvizje ndaj një
Foto nga vendi i ngjarjes

SHKODRA- Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar mbrëmjen e sotme në Shkodër në lagjen Partizani të Shkodrës në sheshin Rus. Mësohet se policia ka mbërritur në vendngjarje për të hetuar rrethanat ndërsa nuk raportohet për persona të lënduar. Gjithashtu bëhet me dije se është qëlluar me pistoletë në drejtim të një automjeti të parkuar i cili dyshohet të jetë në pronësi të Elvis Hoxhës.

Në automjetin ndaj të cilit u qëllua janë gjetur katër plumba. Mësohet se rreth orës 20:10, në lagjen Partizani, në sheshin Rus, nga një person që qarkullonte me një motomjet pa targa ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të automjetit tip "Peugeot" të parkuar, në pronësi të Hoxhës.

Nga të shtënat janë shkaktuar vetëm dëme materiale në automjetin e Hoxhës dhe dëmtime të lehta dhe në një automjet të parkuar afër automjetit tip Peugeot. Ndërkohë janë ngritur pika kontrolli dhe po ushtrohen kontrolle në zonë dhe ambiente të ndryshme ku dyshohet se mund të jenë fshehur autori dhe bashkëpuntori i tij, drejtuesi i motomjetit.

shkodra

Sondazh

Poll

Aktualitet 2 Janar 2025, 20:42 M.B

Të shtëna me armë zjarri në Shkodër

Foto ilustruese SHKODRA- Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar mbrëmjen e sotme në lagjen Rus, në qytetin e Shk...