Kurti i qartë: S’heqim taksën 100% me Serbinë pa vendosur parimin e reciprocitetit
2 Janar 2020, 21:17Nga DOSJA
KOSOVË- Qeveria e formuar nga Lëvizja Vetëvendosja nuk do ta heqë taksën 100% ndaj mallrave serbë. Kandidati për kryeministër i Kosovës, Albin Kurti tha për emisionin “360 gradë” me Artur Zhejin në RTV Ora se taksa do të hiqet vetëm kur të vendoset reciprociteti i plotë politike, ekonomik e tregtar.
Ai deklaroi se edhe pse është miratuar në Kuvend që në vitin 2011 asnjë qeveri nuk e zbatuar rezolutën për reciprocitetin, duke premtuar se qeveria e formuar prej tij do të jetë e para që do ta zbatojë.
PJESW NGA INTERVISTA
Pra nuk kemi një heqje imediate të taksës 100%?
Kurrë nuk kam thënë ashtu. Ma gjeni ku kam thënë heqje tarife 100%.
Nuk e kam polemikë, dua thjesht e zeza mbi të bardhë ta di si është deklarata juaj dhe njëherë për taksën 100% ndaj mallrave serbe?
Më 7 dhjetor 2011 është miratuar rezoluta në Kuvend, ne kemi qenë në opozitë për reciprocitet të plotë politik, ekonomik dhe tregtar me Serbinë. Asnjë qeveri nuk e ka zbatuar këtë rezolutë. Kjo do të jetë qeveria e parë që e zbaton. Pra reciprocitet i plotë me Serbinë.
Ky është premtim, dakord. Tani taksa 100% do të hiqet vetëm nëse do të ketë reciprocitet të plotë me Serbinë. Do të thotë asnjëherë!
Pse asnjëherë?
Po, sepse nuk ka për ta bërë ndonjëherë Vuçiç.
Le ta thotë ai vetë, s’kemi nevojë ta themi ne. Ne vendosim reciprocitetin si parim tonin, njoftojmë faktorët ndërkombëtarë për këtë gjë dhe presim që në Serbi të vlejnë diplomat e Universitetit të Prishtinës, Bujanovac, Preshevë, Medvegj. Presim që në Serbi të pranohet patenta e shoferit të Kosovës, në Serbi të pranohet certifikata e prodhimit të mallit në Kosovë, në Serbi të pranohen targat e automjeteve me Republikën e Kosovës, sepse me të Republikës së Serbisë mund të hyjnë etj.
Presim që Serbia të njohë Kosovën si shteti i pavarur, nuk është kusht ky, se këtë kush kishte dhe Ramushi?
Këtë gjë mund ta kemi, mund të mos e njohim asnjëra dhe ky është reciprocitet në fund të fundit. LVV do ta heqë tarifën 100% ndaj Serbisë duke zëvendësuar me parimin e reciprocitet të plotë politike, ekonomik e tregtar. Ne e zëvendësojmë tarifën me reciprocitetin.
AUSTRALI- Kryeministri i Australisë, Scott Morrison, është përballur me një situatë aspak të këndshme teksa ka vizituar banorët e prekur nga zjarri. Sipas media...
MAL I ZI- Dhjetëra zyrtarë dhe ish-zyrtarë të mirënjohur, akademikë dhe figura të kulturës në Ballkan, i janë bashkuar një peticioni online, duke paralajmëruar ...
TIRANË- Më 14 dhe 15 korrik 2016, një grup ushtarakësh turq tentuan një grusht shteti në Turqi. Ushtarët dolën nga kazermat dhe morën në kontroll disa ins...
KOSOVË– Rreth 9 muaj më parë kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj përmes një shkrese ka shkarkuar nga detyra Ministrin e Punëve të Brendshme, Flamur Se...
BRAZIL– Gjyqtarja Fernanda Colombo është dashuruar kokë e këmbë dhe këtë nuk nguron ta tregojë as në fushën e blertë. Në një ndeshje miqësore, ajo dhe burri i s...
Bota 2 Janar 2020, 16:39
DRENICE- Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e sotme në Kosovë, ku Miradie dhe Luan Alushani kanë ndërruar jetë. Luan Alushani, babai i 4 fëmijëve, vuante prej...
Nuk mungojnë në vend tonet hiperbolike për presidencën e radhës që merr anëtarja më e re e BE-së, Kroacia. Vendi ndodhet “para sfidës më të madhe në historinë m...
KROACI– Kroacia prej ditës së sotme është kryesuesja e re me Bashkimin Evropian, duke i zëvëndësuar Finlandën, për t’ja dorëzuar më pas në qershor Gjermanisë.Ve...
GJERMANI– Në natën e ndërrimit të viteve ndodhi tragjedia në Kopshtin Zoologjik Krefeld në Gjermani.Më shumë se 30 kafshë vdiqën nga flakët, ndërsa një grup go...