Bota

Mosmarrëveshje me LDK-në, Albin Kurti flet për skenarin më të keq: Mund të kemi dhe zgjedhje sërish

2 Janar 2020, 21:49 Nga DOSJA
Mosmarrëveshje me LDK-në, Albin Kurti flet për skenarin më

KOSOVË– Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosja, Albin Kurti në një intervistë për emisionin “360 gradë” në RTV Ora foli edhe për mosmarrëveshjet me LDK-në për formimin e qeverisë. Sipas tij, skenari më i keq i mundshëm janë sërish zgjedhjet e reja.

Si e shpjegoni që Isa Mustafa ka deklaruar që për ne vazhdon të jetë kandidate për kryeministri Vjosa Osmani?

Mua nuk ma tha në takimin e fundit dhe unë besoj që takimet e brendshme që janë zyrtare janë më të rëndësishme.

Ka qenë hipokrit me ju apo me publikun?

Pyeteni atë

E keni aleat, do bëni qeverinë me atë…

Nuk e kam dëgjuar këtë deklaratë të tij.

Atëherë nuk punon mirë stafi juaj mediatik, sepse e ka thënë unë nuk e sajova, mund ta verifikoni.

Nuk e vë në dyshim, tregova një fakt për veten që nuk e kam dëgjuar vetë, ama ju besoj juve.

Çdo njeri kur kryen zgjedhjet nuk mund të jetë më vendi i dytë kandidat për kryeministër, se unë aty fillova të hulumtoj për teoritë potenciale konspirative.

Nuk e di, unë po ju tregoj si është situata në Kosovë.

I bie që ne në Shqipëri jemi më të poshtër se ju në Kosovë në hamendësimet tona, më të liq, se ne i mendojmë të gjitha opsionet.

Nuk besoj që është ashtu. Njerëzit që  e duan fitoren e VV frikësohen mos po ja vjedh dikush. Pra e kanë nga frika e dashamirit. Pra një numër i madh i njerëzve, të cilët ne na ankohen….

I kap ankthi…

Shqiptarët kanë përvojë të hidhur dhe tani nuk i besohet.

Ju jeni i bindur që nuk është ky rasti. Ky rast nuk do jetë një zhgënjim mendoni ju?

Gjithçka tregon dhe dëshmon që gjërat po vonohen, por janë në drejtimin e duhur . Pra nuk ka ndryshim drejtimi, ka vonesë. Pra nuk ka as strategji as parime të tjera, veç çështje taktike.

Treni po vonohet në stacion, por nuk ka dalë nga binarët. Po marrim hipotezën që konspiracioni e nxjerr trenin nga binarët, pra tradhtohet vullneti popullor i Kosovës?

Atëherë, zgjedhje të reja do të kemi sërish. Skenari më i keq i mundshëm, në këtë situatë janë zgjedhjet e reja, që i bie që në binarë të njëjtë, treni do niset nga fillimi.

(Marrë nga RTV Ora)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

rajoni rajoni albin kurti koalicion mes ldk dhe vv qeveria e re ne kosove albin kurti koalicion mes ldk dhe vv qeveria e re ne kosove

Sondazh

Poll

Bota 2 Janar 2020, 16:39

DRENICE- Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e sotme në Kosovë, ku Miradie dhe Luan Alushani kanë ndërruar jetë. Luan Alushani, babai i 4 fëmijëve, vuante prej...