Bota

Tragjèdi në Greqi, nëna hedh vajzën e vogël nga kati i tretë e më pas vrèt veten

2 Janar 2020, 21:30 Nga DOSJA
Tragjèdi në Greqi, nëna hedh vajzën e vogël nga kati

GREQI- Një e rëndè është shënuar sot në lagjen Pefki të Athinës. Sipas informacioneve që bëjnë me dije mediat në Greqi, mësohet se një nënë 32 vjeçare ka hedhur nga tarraca e banesës trekatëshe vajzën 5 vjeçe që ka vdèkur në vend dhe pastaj është hedhur edhe vetë duke i dhënë fund jetës.

Sipas banorëve, gruaja ishte e divorcuar dhe kishte probleme psikologjike, ndërsa ish-vjehrri tha se edhe vogëlushja kishte probleme shëndetësore.

Unë nuk dija gjë, pse djali punonte natën e vitit të ri. E morën në telefon dhe i thanë hajde në shtëpi se na e kanë vjedhur. Ai mori mua dhe më tha të shkoj të shikoj si është puna. Erdha këtu dhe shikoj nusen time të rënë në rrugë bashkë me vajzën dhe të mbuluar me çarçaf. Nuk mund ta besoj. Përse të marrë dhe vajzën me vete? Kishte probleme shëndetësore vogëlushja jonë, por ne e donim. Përse? Nuk mund ta besoj” ishte kjo dëshmia e vjehrrit pas ngjarjes.

Në vendin e ngjarjes ka mbërritur Polícia e cila ka nisur hetimet për të zbuluar shkaqet që detyruan nënën që të merrte veprimin ekstrèm.

(A.B. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

rajoni rajoni gruaja vret femijen policia greke tragjedi ne athine gruaja vret femijen policia greke tragjedi ne athine

Sondazh

Poll

Bota 2 Janar 2020, 16:39

DRENICE- Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e sotme në Kosovë, ku Miradie dhe Luan Alushani kanë ndërruar jetë. Luan Alushani, babai i 4 fëmijëve, vuante prej...