Skenari kosovar edhe në Tiranë, si u dëbúan 6 mësuesit nga Prishtina, Haradinaj shkarkoi ministrin e Brendshëm
2 Janar 2020, 19:02Nga DOSJA
KOSOVË– Rreth 9 muaj më parë kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj përmes një shkrese ka shkarkuar nga detyra Ministrin e Punëve të Brendshme, Flamur Sefajt dhe shefin e Inteligjencës Driton Gashin.
Vendim, ky i cili erdhi pas urdhrit të Sefajt për deportimin drejt Turqisë të gjashtë mësuesve të një kolegji turk në Prishtinë, të cilët u akuzuan nga Erdogan si mbështetës të klerikut Fetullah Gylen.
Theksojmë se i njëjti skenar u përsërit mbrëmjen e djeshme në Tiranë, kumësuesi Harun Çelik u depërtua me forcë drejt Turqisë.
“Dua edhe njëherë të potencoj se veprimet e djeshme në këtë rast ishin tërësisht të papranueshme dhe në kundërshtim me vlerat dhe parimet tona si popull dhe si shtet”, thuhej në dokumentin e Haradinajt i cili mbërriti në Ministrinë e Punëve të Brendshme askohe.
Gjashtë mësuesit e deportuar ishin drejtues të Kolegjit “Mehmet Akif”.Vendimi për dërgimin e tyre në Turqi shkaktoi mjaft reagime në Prishtinë, ndërsa Haradinaj asokohe paralajmëroi masa të ashpra ndaj përgjegjësve të këtij akti.
Dosja.al raportoi dje ekskluzivishtdeportimin e 41-vjeçarit, Harun Çelik me forcë drejt Turqisë. Harun Çelik, u dërgua në Turqi, megjithëse ai nuk është në kërkim ndërkombëtar. Mësuesi Harun Çelik, u arrestua në muajin korrik në aeroportin e Rinasit, pasi iu gjet një vizë kanadeze, e cila pas kontrollit rezultoi se ishte e falsifikuar.
Turku, u dënua nga gjykata me 5 muaj burg, dënim që Çelik, me profesion mësues e vuajti në burgun 302 në Tiranë. Ndërsa dje ai u mor dhe u dërgua direkt e për në Rinas, për t’a ekstraduar në Turqi, ndërsa policia shqiptare pohon jozyrtarisht, se ekstradimi është kryer konform procedurave duke mohuar azilin.
(a.m/dosja.al)
Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:
BRAZIL– Gjyqtarja Fernanda Colombo është dashuruar kokë e këmbë dhe këtë nuk nguron ta tregojë as në fushën e blertë. Në një ndeshje miqësore, ajo dhe burri i s...
Bota 2 Janar 2020, 16:39
DRENICE- Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e sotme në Kosovë, ku Miradie dhe Luan Alushani kanë ndërruar jetë. Luan Alushani, babai i 4 fëmijëve, vuante prej...
Nuk mungojnë në vend tonet hiperbolike për presidencën e radhës që merr anëtarja më e re e BE-së, Kroacia. Vendi ndodhet “para sfidës më të madhe në historinë m...
KROACI– Kroacia prej ditës së sotme është kryesuesja e re me Bashkimin Evropian, duke i zëvëndësuar Finlandën, për t’ja dorëzuar më pas në qershor Gjermanisë.Ve...
GJERMANI– Në natën e ndërrimit të viteve ndodhi tragjedia në Kopshtin Zoologjik Krefeld në Gjermani.Më shumë se 30 kafshë vdiqën nga flakët, ndërsa një grup go...
GJERMANI- Në Berlin festuan së bashku qindra mijëra njerëz para Portës së Brandenburgut. Festimet kanë filluar edhe në të gjitha anët tjera të botës. Ka pasur e...
Klasikët e mëdhenj si Goethe, Schiller, Kant dhe Schopenhauer kanë kontribuar që Gjermania të njihet në të gjithë botën si vendi i “poetëve dhe mendimtarë...
AMERIKË- Presidenti i SHBA-së Donald Trump, e ka kërcënuar drejtpërdrejt Iranin, duke thënë se ky shtet do të paguajë një çmim shumë të lartë për &c...
SHBA- Guvernatori i Virxhinias Perëndimore ka pushuar 34 trainerë dhe instruktorë , të cilët u fotografuan duke dhënë një përshëndetje naziste, ai i pushoi nga ...