Bota

2 Janar 2020, 16:39 Nga DOSJA

DRENICE- Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e sotme në Kosovë, ku Miradie dhe Luan Alushani kanë ndërruar jetë. Luan Alushani, babai i 4 fëmijëve, vuante prej vitesh nga probleme shëndetësore, ndërsa e ema ndërroi jetë pas një sulmi në zemër kur mori vesh që djali vdiq.

Mediat kosovare shkruajnë, se gjendja e Luanit ishte përkeqësuar mbrëmjen e djeshme, dhe familjarët nuk arritën që t’a gjenin gjallë në spital.

Në momentin kur Miradie ka mësuar lajmin, ajo ka pësuar një atak kardiak dhe ka ndërruar jetë. Gjithashtu, mësohet se Miradie e kishte humbur edhe një djalë tjetër në luftën e Kosovës. “Jemi shumë të pikëlluar. Nuk po mund që ta besojmë. Luani i ka pasur disa probleme shëndetësore. Ka pas sulm në zemër. E kanë dërguar në spital, por aty ka vdekur. Kur ka dëgjuar nëna Miradie se i vdiq djali, iu ka përkeqësua gjendja shëndetësore, e pas disa orëve edhe ajo ka vdekur”, i tha Gazetës Express, një familjar i të ndjerëve.

(F.g/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

rajoni rajoni luan alushani miradie alushani luan alushani miradie alushani

Sondazh

Poll

Bota 1 Janar 2020, 13:49

Gëzuar fillimin e dekadës së re!

GJERMANI- Në Berlin festuan së bashku qindra mijëra njerëz para Portës së Brandenburgut. Festimet kanë filluar edhe në të gjitha anët tjera të botës. Ka pasur e...