Bota

Ivica Daçiç e pranon hapur: Mini-Shengen u propozua nga ne, u mendua si mekanizëm për heqjen e taksës 100%

2 Janar 2020, 15:18 Nga DOSJA
Ivica Daçiç e pranon hapur: Mini-Shengen u propozua nga ne, u

SERBI- Ministri i Jashtëm i Serbisë, Ivica Daçiç, ka dhënë intervistën e parë për vitin 2020, duke folur dhe njëherë për çështjet e pa mbyllura që lamë pas nga viti i shkuar. Për Kosovo Online, Daçiç ka treguar se projekti i Mini-Shengen është propozuar nga Beogradi.

Po ashtu ai ka folur dhe për taksën 100%, duke thënë se Kosova me taksën e vendosur ndaj mallrave të Serbisë po tregon se është kundër pajtimit, e shton se Beogradi po vepron plotësisht ndryshe duke propozuar Minishengenin për t’i hequr të gjitha barrierat mes dy shteteve.

 “Unë mendoj se jem larg nga ajo (vazhdimi i dialogut), sepse institucionet e Kosovës duhet të krijohen. Se a do të krijohen apo jo është një pikëpyetje e madhe. Taksa është një vendim që se ka parë historia, sigurisht që ne nuk e konsiderojmë Kosovën si një shtet tjetër dhe këtu nuk bëhet fjalë për raporte bilaterale por… Beogradi propozon minishengenin, heqjen e të gjitha barrierave, dhe Prishtina vendos taksë 100 për qind. Është totalisht një vendim kundër përpjekjeve për normalizim dhe pajtim në gjithë rajonin. Ne nuk jemi shumë optimist rreth kësaj, por ne do të shohim si do të rrjedh situata. Në çdo rast Serbia do të jetë një faktor konstruktiv”, ka thënë Daçiç.

Disa ditë më parë u zhvillua në Tiranë takimi i tretë i Mini-ShengenitPërveç Shqipërisë, Maqedonisë dhe Serbisë ka marrë pjesë dhe Mali i Zi. Liderët pjesëmarrjen në konferencë ftuan sërish Kosovën të marrë pjesë. Rama u tregua i ashpër dhe tha se Kosova është përjashtuar vetë. Haradinaj iu kundërpërgjigj me ironi nga Kosova, ku theksoi se me rëndësi është rruga europiane e Kosovës. Nuk munguan as protestat kundër Vuçiç. Nuk mungoi edhe një reagim i Presidentit Ilir Meta, i cili u shpreh se me “Mini-Shengenin Ballkanik” po provokohen debate të panevojshme. Sipas tij Serbia të ndalojë fushatat kundër integrimit të Kosovës në nismat rajonale e institucionet ndërkombëtare. Kundër ka dalë edhe kreu i PD-së Lulzim Basha.

(A.B. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

rajoni rajoni ivica dacic mini shengen ballkanik taksa 100% ivica dacic mini shengen ballkanik taksa 100%

Sondazh

Poll

Bota 1 Janar 2020, 13:49

Gëzuar fillimin e dekadës së re!

GJERMANI- Në Berlin festuan së bashku qindra mijëra njerëz para Portës së Brandenburgut. Festimet kanë filluar edhe në të gjitha anët tjera të botës. Ka pasur e...