29 Dhjetor 2024, 20:31
Nga E. D
Sali Berisha
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha gjatë takimit me degën 8 në Tiranë u shpreh se demokratët janë njerëz të betejave të fituara. Berisha gjatë fjalës së tij ka deklaruar se Veliaj me ato 4 vepra penale që po hetohet shkon nga 25 vite burg deri në 40 vite burg. Po ashtu kryedemokrati deklaroi se Veliaj ose vjen i paketuar nga SHBA ose shkon drejt burgut.
"Tani, doli dosja tjetër. Dosja familjare, ku janë vërsulur me nuse, me krushkë, me këtë, me atë, me kushërinj, me të gjithë. O burra, se deti u bë kos dhe të vjedhim ditë e natë Bashkinë. Këtu, pastaj doli dikush tjetër dhe tha: kjo nuk mund të shkojë më tutje. Telefonat, nuk e përfshinin Ramën në këtë dosje. Dhe ky, tani gjer sot, ua them këto, se ju luftuat, nuk u lodhët, nuk u mposhtët, nuk u tërhoqët. Por gjer sot, akuzë të rëndë në 32 vite, as në Shqipëri, ndofta dhe në Europë, janë shumë të rralla.
4 vepra penale për të cilat ai, shkon nga 25, gjer në 40 vite burg. Dhe ju garantoj se, këto janë vetëm maja e ajsbergut. Se aty, në hetuesi, aty domethënë, flitet për krimet më të rënda. Këto që kanë në siëprfaqe, muk janë gjë krahasuar me ato të cilat janë gjetur në llogaritë bankare të fshehta, në video, në telefona, në të gjitha këto. Pra, ju luftuat më të keqen, fituat. Nga Amerika ai, ose vjen i paketuar, ose vjen vet dhe shkon drejt e në burg. Një nga të dyja. Ka marrë fund ajo!
Miqtë e mi, ne jemi njerëz të betejave të fituara. Po si do ta përdorim ne këtë. Ne do ta përdorim këtë me përulësi, do ta përdorim këtë me njerëzi. Do ta përdorim këtë, për të tërhequr këtë për të bërë për vete, zemrën dhe mendjen e çdo shqiptari që ka patur këto pasoja prej zgjedhjeve. Ne, ishim misionarë në këtë betejë, dhe misionarët betejën e bëjnë gjithnjë për të tjerët, e bëjnë për Zotin, e bëjnë për të tjerët.
Edhe ne, i dolëm përballë dhe tani ne jemi shumicë. Tani, në misionin tonë, duhet të takojmë çdo qytetar të këtij vendi. Çcdo të ri, të re, burrë, grua, pensioniste, pensionist. Të ulemi me ta, sepse këta janë të përjashtuar. Po çfarë lidhje ka pensionisti kur dënohet 12 vite me pension. E kishte 143 mijë lekë, e ka 160 mijë lekë. Në një kohë kur, çmimet mesatarisht janë ngritur 40%, kurse çmimet e ilaçeve dhe të ushqimeve janë rritur nga 10 gjer 250%.
Janë sot, më të larta ne në Itali, se në Greqi, së ën Gjermani. A nuk janë, këta njerëz të përbuzur, të përçmuar, të nënçmuar njëlloj të gjithë. A mund të imagjinojmë ne? Çfarë mund të bëjë një pensionist me 160 mijë lekë ilaçet, ushqimet, dritat, ujin, etj., edhe taksa të tjera? Ai detyrohet të flasë me veten e tij, se nuk i përballon. Ai nuk merr dot ilaçet. Të bëjë sëmundja punën e vet, se unë ilaçet nuk mund t’i marr. Ai nuk blen dot ushqimet që i duhen. Në këtë shkallë i solli. Çfarë mund të bëjë një familje me rrogën e ulët 300 mijë lekë, që mban dy fëmijë? A i nuk ka rrugë tjetër, veç t’u thotë: ikni. Paçit fatin tuaj, se unë nuk ju mbaj dot. Kjo është e vërteta," tha Berisha.
sali berisha
Politike
29 Dhjetor 2024, 20:07
E. D
Sali Berisha
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha gjatë takimit me demokratët e degës 8 në Tiranë foli pë...
Politike
29 Dhjetor 2024, 19:54
Sali Berisha
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha gjatë fjalimit në takim me demokratët e degës 8 në Tiran&eu...
Politike
29 Dhjetor 2024, 19:37
Sali Berisha
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha, po zhvillon një takim me degën e PD numër 8 në Tiran&...
Politike
29 Dhjetor 2024, 18:03
E. D
TIRANË- Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi ka zhvilluar ditën e sotme një takim me strukturat d...
Politike
29 Dhjetor 2024, 16:40
N.F
Topalli
FIRENCE- Drejtuesja e PD-së për Diasporën, Jozefina Topalli ka zhvilluar ditën e sotme një takim me shqiptarët n...
Politike
29 Dhjetor 2024, 13:28
N.F
Hoxha
KAKAVIJË- Ministri i Brendshëm, Ervin Hoxha ka zhvilluar ditën e sotme një vizite në Pikën e Kalimit Kufitar Kakav...
Politike
29 Dhjetor 2024, 13:08
N.F
Blushi
TIRANË- Sekretari i Përgjithshëm i Partia e Lirisë, Tedi Blushi ka zhvilluar ditën e sotme një konferencë p&...
Politike
29 Dhjetor 2024, 09:13
r.ll
pamje nga video e postuar nga rama
TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka ndarë pamje nga Aeroporti Ndërkombëtar “Nënë ...
Politike
28 Dhjetor 2024, 21:14
N.F
Kurti
KOSOVË- Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, akuzoi Serbinë se përdorë propagandën dhe dezinformatat si armë t&eum...
Politike
28 Dhjetor 2024, 20:29
N.F
Rama
TIRANË- Kryeministri Edi Rama së fundmi ka zhvilluar një intervistë ndërsa ka folur në lidhje me çështj...