Politike

"K'cimi i Tropojës në aeroportin e Rinasit", Rama poston videon: Një pasuri që i përket gjithë botës

Në fillim të këtij muaji, "K’cimi i Tropojës” është futur zyrtarisht në Listën Përfaqësuese të Trashëgimisë Kulturore Jomateriale të Njerëzimit në Organizatën e Kombeve të Bashkuara për Edukim, Shkencë dhe Kulturë, UNESCO.

29 Dhjetor 2024, 09:13 Nga r.ll
"K'cimi i Tropojës në aeroportin e Rinasit", Rama
pamje nga video e postuar nga rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka ndarë pamje nga Aeroporti Ndërkombëtar “Nënë Tereza”, ku udhëtarët priten dhe përcillen me "K’cimin e Tropojës".

“MIRËMËNGJES dhe me këto pamje të mirëseardhjes në tokën shqiptare që t’pret e t’përcjell me K’cimin e Tropojës, një pasuri që i përket gjithë botës tashmë, ju uroj një të diel të paqtë”, shkroi Rama.

Në fillim të këtij muaji, "K’cimi i Tropojës” është futur zyrtarisht në Listën Përfaqësuese të Trashëgimisë Kulturore Jomateriale të Njerëzimit në Organizatën e Kombeve të Bashkuara për Edukim, Shkencë dhe Kulturë, UNESCO.

 

edi rama kcimi i tropojes aeroporti i rinasit

Sondazh

Poll