Aktualitet

Baba i 4 fëmijëve, kush është ‘Gylenisti’ që u ekstradua në Stamboll me “Air Albania”, inteligjenca turke zbarkoi

2 Janar 2020, 18:30 Nga DOSJA
Baba i 4 fëmijëve, kush është ‘Gylenisti’

TIRANË- Dosja.al raportoi ekskluzivisht mbrëmjen e djeshme deportimin me forcë të Harun Çelik, i cili tashmë ndodhet në Turqi dhe do përballet me akuza të rënda. Kur nuk kanë kaluar as 24 orë nga raportimi për këtë deportim, detaje të reja kanë dalë në dritë. 

Dosja.al mësoi se udhëtimi drejt Stambollit, i Çelik është bërë me avionin e “Air Albania”, por pa dëshirën e tij. Ai ka kundërshtuar që në fillim dërgimin në Turqi dhe ka kërkuar azil politik, po kjo gjë i është refuzuar kategorikisht nga autoritetet shqiptare. 

Babai i katër fëmijëve është marrë forcërisht nga forcat që kryen operacionin e Shërbimit Informativ Turk, dhe nga qelia është futur direkt në avionin e “Air Albania”. Operacioni i MIT ishte tepër sekret dhe ende nuk janë dhënë shpjegimet nga autoritet se si këto shërbime kanë vepruar në territorin e Shqipërisë. 

Po pse ishte dënuar Harun Çelik?

Çelik, ishte një prej përkrahësve të Fetullah Gylen dhe pas grushtit të shtetit ishte larguar nga Turqia. Ai kërkonte të shkonte ne Kanada dhe si vend tranzit kishte zgjedhur Shqipërinë. Në korrik të vitit 2019, Çelik kishte tentuar të largohet nga Rinasi drejt Kanadës, por aty u arrestua dhe vuajti dënimin për falsifikim dokumentesh. 

Ka qenë gjyqtarja Shefkie Demiraj e cila ka marrë vendimin për  dënimin për Harun Çelik, me 8 muaj e 20 ditë burgim, më datë 19 Dhjetor 2019.

Në vendimin e gjykatës janë dhe deklaratat e 42-vjeçarit, i cili është shprehur se “në vendin ku ai jetonte, në Kazakistan, nëpërmjet të afërmve të tij, ka mundur të lidhet me telefon me një shtetas, i cili quhej Kursat, dhe prej këtij të fundit është marrë përsipër që, kundrejt shumës prej 2000 dollarësh, t’i gjendej një dokument për t’i mundësuar udhëtimin për në Kanada”.

Sipas tij, nga ana e shtetasit të quajtur Kursat, i është thënë se vizën do ta merrte në Kosovë, në qytetin e Prishtinës dhe atje ai është kontaktuar nga një person i pa njohur, i cili i ka vendosur vizën tek pasaporta. Pasi ka marrë vizën në pasaportën e tij, ai ka prerë biletën për të udhëtuar dhe është ndaluar në Rinas

Dosja.al raportoi dje ekskluzivisht deportimin e 41-vjeçarit, Harun Çelik drejt Turqisë. Harun Çelik, u dërgua në Turqi, megjithëse ai nuk është në kërkim ndërkombëtar. Mësuesi Harun Çelik, u arrestua në muajin korrik në aeroportin e Rinasit, pasi iu gjet një vizë kanadeze, e cila pas kontrollit rezultoi se ishte e falsifikuar.

Turku, u dënua nga gjykata me 5 muaj burg, dënim që Çelik, me profesion mësues e vuajti në burgun 302 në Tiranë. Ndërsa dje ai u mor dhe u dërgua direkt e për në Rinas, për t’a ekstraduar në Turqi, ndërsa policia shqiptare pohon jozyrtarisht, se ekstradimi është kryer konform procedurave duke mohuar azilin.

(A.B. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet dëbohet gylenisti i parë deportimi i turkut dosja gylenisti harun çelik turqia nis deportimin dëbohet gylenisti i parë deportimi i turkut dosja gylenisti harun çelik turqia nis deportimin

Sondazh

Poll

Aktualitet 2 Janar 2020, 15:47

KOSOVË- Shkrimtari i njohur shqiptar, Kim Mehmeti është shprehur se largimi i të rinjve nga vendi, nuk është prej shkak të varfërisë por, sipas tij prej po...