Sport

Nuk u grumbullua nga Panucci, Lenjani: Çuditërisht nuk jam ftuar për ndeshjet e muajit mars

10 Mars 2019, 12:08 Nga DOSJA
Nuk u grumbullua nga Panucci, Lenjani: Çuditërisht nuk jam ftuar

Futbollisti i kombëtares shqiptare, Ermir Lenjani është duke kaluar nëpër një formë të mrekullueshme me Sionin në Superligën e Zvicrës.

Mbrojtësi i majtë ka shkëlqyer këtë edicion me gola e asistime me fanellën e skuadrës zvicerane.

Por paraqitjet e tij duket se nuk i kanë lënë përshtypjen e duhur trajnerit të Kombëtares shqiptare, Christian Panucci.

Tekniku italian nuk e ka ftuar Lenjanin për dy ndeshjet e muajit mars që Shqipëria i zhvillon ndaj Turqisë dhe Andorrës.

Ka qenë vetë Lenjani që nëpërmjet një postimi në Instagram ka reaguar për mos ftesën nga Kombëtarja shqiptare.

Çuditërisht nuk jam ftuar për ndeshjet e muajit mars nga Kombëtarja.

Ky edicion është një nga më të mirët për mbrojtësin anësor të Kombëtares, që më shumë se sa në pozicionin e tij natyral, ka luajtur si mesfushor i avancuar te Sion.

Kështu Lenjani ka shënuar tre golat në kampionat, ndërsa ka bërë edhe shtatë asistime mes kampionatit dhe Kupës.

B.N/dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

sport sport christian panucci ermir lenjani kombetarja shqiptare christian panucci ermir lenjani kombetarja shqiptare

Sondazh

Poll