Aktualitet

Adoleshentët e Divjakës lënë me ‘gojë-hapur’ shtetin, shpikin ármën e pazákontë për të gjuajtur rosa në Karavast

2 Janar 2020, 10:47 Nga DOSJA
Adoleshentët e Divjakës lënë me

FIER- Shqiptarët e bëjnë më së miri… Është kjo shprehje që të vjen direkt në mendje kur shikon këtë ‘armë’ artizanale që disa adoleshentë kanë shpikur për të gjuajtur rosa në Parkun e Karavastasë në Divjakë. Lajmin e jep, drejtori i ADZM për qarkun e Fierit, Ardian Koçi (Administrata e Zonave të Mbrojtura), i cili thotë se për një armë të tillë nuk do t’i shkonte kurrë mendja…  Të rinjtë duket se kanë përdorur ditën e pushimit, për t’u futur në Kular në Divjakë për të gjuajtur rosa, kur gjuetia është e ndaluar tashmë me ligj dhe moratorium.

“Nuk mund ta mendoja kurrë që kjo të ishte një armë!U kap sot në mëngjes disa adoleshenteve nga Divjaka në zonën e Kularit. Mbase duke menduar qe festa do na ulte vigjilencën, sot ata tentuan të dilnin për rosa. Mekanizmi i thjeshtë. Fisheku futej në folenë e tytës dhe kjo e fundit ngjeshej me force brenda një tubi tjetër qe ishte salduar në pjesën e qytës. Në fund ishte edhe gjilpëra që godiste kapsollën. E pabesueshme!Për ne muzeun e Parkut”, shkruan Koçi.

Postimi i plotë në rrjetet sociale:

(F.g/dosja.al)

 

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet ardian koci arme gjahu divjake karavasta moratoriumi i gjuetise ardian koci arme gjahu divjake karavasta moratoriumi i gjuetise

Sondazh

Poll