27 Dhjetor 2024, 12:13
Nga ZH.LL
Hovenier
KOSOVA- Ambasadori në largim i Shteteve të Bashkuara në Kosovë, Jeff Hovenier, tha se Uashingtoni dëshiron që ta shohë Kosovën të ketë sukses dhe të avancojë, duke shtuar se mbetet i përkushtuar në partneritetin me Prishtinën.
Ai këtë deklaratë e bëri pas takimit lamtumirës që zhvilloi me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani, me të cilën, vendosën kurora lulesh pranë shtatores së ish-presidentit të Kosovës, Ibrahim Rugova.
“Dua të falënderoj popullin e Kosovës. Ka qenë puna e ime e ëndrrave që të shërbej si ambasador amerikan në këto tre vjet dhe të kem mundësinë që të punoj me popullin e Kosovës dhe të ndihmoj shtetin që të përparojë. SHBA-ja është e përkushtuar ndaj partneritetit tonë. Ne duam ta shohim Kosovën që të ketë sukses, të avancojë”, tha Hovenier.
Hovenier ka shërbyer si ambasadori i SHBA-së në Kosovë në tre vjetët e fundit.
Presidentja Osmani e falënderoi Hovenierin për bashkëpunimin në këto tre vjet dhe punën, siç tha ajo, “në mbrojtjen e themeleve të kësaj aleance ekzistenciale për popullin tonë”.
Ajo përmendi se Hovenieri është angazhuar për çështjen e Kosovës që një çerek shekulli, pasi tha se ai ishte pjesë e ekipit të presidentit Marti Ahtisaari, i cili hartoi planin që çoi në pavarësinë e Kosovës.
Hovenier tha se nëse krahasohet Kosova nga vitet ’90 me sot, “s’ka dyshim” që shteti ka shënuar progres.
“Po largohem si një mik më i madh i Kosovës”, përfundoi ai./ REL
jeff hovenier kosova ambasador i shba
Politike
27 Dhjetor 2024, 11:56
M.B
Dashamir Shehi
TIRANA- Lëvizja për Zhvillim Kombëtar dhe partia “Djathtas 1912” kanë paraqitur ditën e sotme plat...
Politike
27 Dhjetor 2024, 11:43
M.B
Ilirjan Celibashi
TIRANA- Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka prezantuar sot platformën elektronike për regjistrimin e votuesve nga jashtë...
Politike
27 Dhjetor 2024, 11:32
ZH.LL
Flamuri i Kosoves
KOSOVA- Qeveria e Kosovës ka propozuar masa shtesë ndaj Rusisë, duke bërë që të përforcohen m&eum...
Politike
27 Dhjetor 2024, 11:36
M.B
Jeff Hovenier
KOSOVA- Ambasadori në largim i Shteteve të Bashkuara në Kosovë, Jeff Hovenier, tha se Uashingtoni dëshiron që t...
Politike
27 Dhjetor 2024, 11:22
M.B
Arben Ahmetaj
TIRANA- Prokuroria e Posaçme ka vendosur të shtyjë me 3 muaj hetimet për ish-zv.Kryeministrin Arben Ahmetaj. ...
Politike
27 Dhjetor 2024, 10:52
M.B
Igli Hasani
TIRANA- Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani, ka marrë pjesë sot në komunikimin e fundvitit...
Politike
27 Dhjetor 2024, 08:31
M.B
Foto ilustruese
KOSOVA- Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në Kosovë ka bërë të ditur se në mesnatë ka përfunduar proce...
Politike
26 Dhjetor 2024, 22:07
N.F
Gjergj Erebara
TIRANË- Gazetari i BIRN, Gjergj Erebara për mes një postimi në llogarinë e tij në "Facebook" ka reaguar ...
Politike
26 Dhjetor 2024, 21:57
N.F
Veliaj dhe Ola Xama
TIRANË- Gazetarja Ola Xama bëri një skanim të pasurisë së kryebashkiakut Veliaj dhe familjarëve t&eu...
Politike
26 Dhjetor 2024, 21:36
E. D
Luçiano Boçi
TIRANË- Nënkryetarin i Partisë Demokratik, Luçiano Boçi, tha se Kryebashkiaku i Tiranës E...