Politike

"Do të ndihmojnë në përfaqësimin në rajone strategjike", Hasani: Në vitin 2025 hapim ambasada të reja në Bosnje-Hercegovinë, Indi, Indonezi dhe Kenia

Hasani ka bërë bilancin e institucionit që ai drejton për vitin 2024 dhe ka zbuluar se vitin që vjen, Shqipëria hap 4 ambasada të reja.

27 Dhjetor 2024, 10:52 Nga M.B
"Do të ndihmojnë në përfaqësimin në rajone
Igli Hasani

TIRANA- Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani, ka marrë pjesë sot në komunikimin e fundvitit me gazetarët. Hasani ka bërë bilancin e institucionit që ai drejton për vitin 2024 dhe ka zbuluar se vitin që vjen, Shqipëria hap 4 ambasada të reja. Ministri tregoi se Shqipëria do të hapë ambasada në Bosnje-Hercegovinë, Indi, Indonezi dhe Kenia.

“Në vitin 2025 hapim ambasada të reja në Bosnje-Hercegovinë, Indi, Indonezi dhe Kenia. Këto përfaqësi do të ndihmojnë në përfaqësimin e Shqipërisë në rajone strategjik e si edhe në forcimin e partneriteteve”, u shpreh Hasani.

Ai foli dhe për mundësinë e riatdhesimit të shtetasve shqiptarë që ndodhen në Siri, pas ndryshimeve në këtë vend dhe rënies së regjimit të Bashar al-Assad. Hasani nënvizoi se Shqipëria ka qenë e angazhuar në këtë proces edhe përpara ndryshimeve të fundit politike.

Sipas tij, task-forca shqiptare e ngritur për të menaxhuar mundësitë e tërheqjes së shtetasve nga Siria ka qenë aktive dhe ka hartuar plane konkrete për këtë qëllim. Ai shpjegoi se këto përpjekje janë bërë në bashkëpunim me partnerët strategjikë ndërkombëtarë, duke garantuar një qasje të koordinuar dhe të qëndrueshme.

“Edhe përpara rënies së Assad në Siri, task-forca shqiptare për menaxhimin e mundësive të tërheqjes së shtetasve shqiptarë nga Siria ka qenë duke punuar. Kemi pasur plane konkrete për kthimin e shtetasve shqiptarë nga Siria në bashkëpunim me partnerët strategjikë. Realitetet e reja kanë hapur alternativa të reja angazhimi për të cilat do të maksimalizojmë punën që çdo shqiptar me vullnetin e lirë të ketë mundësinë të vijë në vendin e vetë”, u shpreh Hasani.

 

ministria e jashmte

Sondazh

Poll