27 Dhjetor 2024, 11:56
Nga M.B
Dashamir Shehi
TIRANA- Lëvizja për Zhvillim Kombëtar dhe partia “Djathtas 1912” kanë paraqitur ditën e sotme platformën për një koalicion të gjerë, për zgjedhjet e majit të vitit 2025. Me anë të një komunikate të përbashkët për shtyp, bëhet me dije se krijimi i këtij koalicioni vjen si nevojë për bashkimin e atyre subjekteve që mbështesin hapjen e listave, një kërkesë e partive të vogla që u rrëzua pak ditë më parë nga Gjykata Kushtetuese.
Sipas Lëvizjes për Zhvillim dhe paritsë "Djathtas 1912”, shoqëria shqiptare kërkon me urgjencë një transformim politik dhe social. Ata thonë duke u frymëzuar nga ky moment dhe kërkesat e qytetarëve, paraqesin publikisht një platformë për krijimin e një koalicioni të gjerë, të bazuar në vlerat e demokracisë, përfaqësimit dhe përfshirjes qytetare.
Pjesë nga komunikata:
Në kushtet kur grupimet kryesore politike kanë mbyllur listat zgjedhore dhe kanë forcuar një sistem që favorizon qeverisjen autoritare dhe të korruptuar, është thelbësore të ndërmerret një veprim i përbashkët dhe i vendosur. Të gjithë ata që mbështesin hapjen e listave zgjedhore dhe ndajnë vlerat e demokracisë duhet të bashkohen në një koalicion të gjerë dhe të fuqishëm parazgjedhor.
Partia “Djathtas 1912”, LZHK dhe forca të tjera politike kanë përdorur çdo mjet ligjor dhe institucional për të garantuar respektimin e së drejtës kushtetuese të qytetarëve për të zgjedhur përfaqësuesit e tyre. Përpjekjet tona në Gjykatën Kushtetuese për të rikthyer Kodin Zgjedhor në përputhje me Kushtetutën dhe për të hapur listat zgjedhore nuk arritën rezultatin e dëshiruar. Kjo përbën një mundësi të humbur për demokratizimin e vendit dhe për rrëzimin e një sistemi politik të dështuar.
Megjithatë, mundësitë për ndryshim mbeten të hapura. Shoqëria shqiptare kërkon me urgjencë një transformim politik dhe social. Duke u frymëzuar nga ky moment dhe kërkesat e qytetarëve, ne sot paraqesim publikisht një platformë për krijimin e një koalicioni të gjerë, të bazuar në vlerat e demokracisë, përfaqësimit dhe përfshirjes qytetare.
Kjo platformë është një apel për të gjithë aktorët dhe faktorët politikë, publikë dhe qytetarë që dëshirojnë të kontribuojnë në ndërtimin e një Shqipërie më të drejtë dhe më të mirë. Synimi ynë nuk është vetëm përmirësimi i ofertës politike, por edhe konkretizimi i saj në një koalicion të gjerë që reflekton kërkesat e qytetarëve për ndryshim.
djathtas 1912 lzhk
Politike
27 Dhjetor 2024, 11:43
M.B
Ilirjan Celibashi
TIRANA- Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka prezantuar sot platformën elektronike për regjistrimin e votuesve nga jashtë...
Politike
27 Dhjetor 2024, 11:32
ZH.LL
Flamuri i Kosoves
KOSOVA- Qeveria e Kosovës ka propozuar masa shtesë ndaj Rusisë, duke bërë që të përforcohen m&eum...
Politike
27 Dhjetor 2024, 11:36
M.B
Jeff Hovenier
KOSOVA- Ambasadori në largim i Shteteve të Bashkuara në Kosovë, Jeff Hovenier, tha se Uashingtoni dëshiron që t...
Politike
27 Dhjetor 2024, 11:22
M.B
Arben Ahmetaj
TIRANA- Prokuroria e Posaçme ka vendosur të shtyjë me 3 muaj hetimet për ish-zv.Kryeministrin Arben Ahmetaj. ...
Politike
27 Dhjetor 2024, 10:52
M.B
Igli Hasani
TIRANA- Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani, ka marrë pjesë sot në komunikimin e fundvitit...
Politike
27 Dhjetor 2024, 08:31
M.B
Foto ilustruese
KOSOVA- Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në Kosovë ka bërë të ditur se në mesnatë ka përfunduar proce...
Politike
26 Dhjetor 2024, 22:07
N.F
Gjergj Erebara
TIRANË- Gazetari i BIRN, Gjergj Erebara për mes një postimi në llogarinë e tij në "Facebook" ka reaguar ...
Politike
26 Dhjetor 2024, 21:57
N.F
Veliaj dhe Ola Xama
TIRANË- Gazetarja Ola Xama bëri një skanim të pasurisë së kryebashkiakut Veliaj dhe familjarëve t&eu...
Politike
26 Dhjetor 2024, 21:36
E. D
Luçiano Boçi
TIRANË- Nënkryetarin i Partisë Demokratik, Luçiano Boçi, tha se Kryebashkiaku i Tiranës E...
Politike
26 Dhjetor 2024, 21:20
N.F
Klodiana Lala
TIRANË- Gazetarja Klodiana Lala ka folur për hetimet e SPAK ndaj Erion Veliajt, bashkëshortes dhe rrethit të ti...