26 Dhjetor 2024, 22:07
Nga N.F
Gjergj Erebara
TIRANË- Gazetari i BIRN, Gjergj Erebara për mes një postimi në llogarinë e tij në "Facebook" ka reaguar në lidhje me deklaratën e kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj se ka aksesuar Regjistrin e Gjendjes Civile për të parë se kush ishte personi i quajtur Nesti Angoni që e kishte denoncuar. Kjo deklaratë e Veliajt erdhi pas dëshmisë që ka dhënë në Prokurorinë e Posaçme ditën e sotme për 5 orë.
Erebara në reagimin e tij shkruan se kjo deklaratë e Veliajt është interesante pasi kryetari i bashkisë pranon pa kurrfarë teklifi se ka aksesuar regjistrin civil në kërkim të të dhënave për personin që ka kryer kallëzim për të. Ai theksoi se në një situatë tjetër, në një vend normal, kjo deklaratë do të mjaftonte për ngritur një akuzë të re për abuzim me detyrën.
Gazetari shtoi se kjo deklaratë e Veliajt tregon gjithashtu se sa shumë respekt kanë socialistët për të dhënat personale sa nuk ngurrojnë ta bëjnë publike faktin që shfrytëzojnë, në shkelje të ligjit, asetet shtetërore për hallet e veta dhe vjedhin të dhënat personale.
Postimi i plotë:
Interesante shumë që kryetari i bashkisë pranon pa kurrfarë teklifi se ka aksesuar regjistrin civil në kërkim të të dhënave për personin që ka kryer kallëzim për të. Në një situatë tjetër, në një vend normal, kjo deklaratë do të mjaftonte për ngritur një akuzë të re për abuzim me detyrën.
Kjo tregon gjithashtu se sa shumë respekt kanë socialistët për të dhënat tona personale sa nuk ngurrojnë ta bëjnë publike faktin që shfrytëzojnë, në shkelje të ligjit, asetet shtetërore për hallet e veta dhe vjedhin të dhënat personale, të cilat vijojnë të mbeten pronë private e qytetarit përkatës pavarësisht se grumbullohen nga shteti për qëllime të caktuara speficikisht.

gjergj erebara veliaj
Politike
26 Dhjetor 2024, 21:57
N.F
Veliaj dhe Ola Xama
TIRANË- Gazetarja Ola Xama bëri një skanim të pasurisë së kryebashkiakut Veliaj dhe familjarëve t&eu...
Politike
26 Dhjetor 2024, 21:36
E. D
Luçiano Boçi
TIRANË- Nënkryetarin i Partisë Demokratik, Luçiano Boçi, tha se Kryebashkiaku i Tiranës E...
Politike
26 Dhjetor 2024, 21:20
N.F
Klodiana Lala
TIRANË- Gazetarja Klodiana Lala ka folur për hetimet e SPAK ndaj Erion Veliajt, bashkëshortes dhe rrethit të ti...
Politike
26 Dhjetor 2024, 21:09
I.A
Belind Këlliçi dhe Erion Veliaj
TIRANË- Ish-kandidati i PD-së për bashkinë e Tiranës, Belind Këlliçi ishte...
Politike
26 Dhjetor 2024, 21:09
N.F
Berisha
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka zhvilluar ditën e sotme një takim me degën 5 në Tiranë. Gjat...
Politike
26 Dhjetor 2024, 20:57
N.F
Berisha
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka zhvilluar ditën e sotme një takim me degën 5 në Tiranë. Gjat...
Politike
26 Dhjetor 2024, 20:35
N.F
Adriatik Lapaj
TIRANË- Kreu i Lëvizjes "Shqipëria Bëhet", Adriatik Lapaj ka reaguar së fundmi përmes një postimi n&...
Politike
26 Dhjetor 2024, 20:29
I.A
Sali Berisha
TIRANË- Lideri i opozitës, Sali Berisha ka komentuar hetimet ndaj kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj nga ana e SPAK, ...
Politike
26 Dhjetor 2024, 20:20
I.A
Sali Berisha
TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha po zhvillon një takim festiv me strukturat e PD, Dega Nr.5 në Tiran&e...
Politike
26 Dhjetor 2024, 19:42
N.F
Takimi
KOSOVË- Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti priti sot në takim lamtumire ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikë...