Politike

Veliaj në SPAK/ Boçi: Ekzekutim politik, por Prokuroria Speciale nuk e ka sfidën me opinionin por me…

Boçi tha gjithashtu se duket sikur SPAK ka dashur të provojë që është i barazlarguar, duke thirrur në të njëjtën ditë qoftë Veliajn ashtu edhe Këlliçin, që e ka denoncuar për aferën 5D dhe për inceneratorin e Tiranës.

26 Dhjetor 2024, 21:36 Nga E. D
Veliaj në SPAK/ Boçi: Ekzekutim politik, por Prokuroria Speciale nuk
Luçiano Boçi

TIRANË- Nënkryetarin i Partisë Demokratik, Luçiano Boçi, tha se Kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj, pritej që të thirrej në SPAK për inceneratorin e Tiranës apo për 5D, por tani ka dalë çështja e tretë, e hetimit pasuror. Boçi i ftuar në emisionin 'Open' në News24 bëri një lidhje mes hetimit pasuror dhe çështjes ‘5D’, duke iu referuar asaj që SPAK ka zbuluar. Sipas tij, SPAK po i copëzon çështjet dhe në këtë kuadër Boçi përmendi inceneratorët e Elbasanit, Fierit dhe Tiranës.

Ai tha se ngjarja kryesore është thirrja e Erion Veliajt, por pikëpyetja është pse thirret edhe denoncuesi në të njëjtën ditë, Belind Këlliçi. Boçi tha gjithashtu se duket sikur SPAK ka dashur të provojë që është i barazlarguar, duke thirrur në të njëjtën ditë qoftë Veliajn ashtu edhe Këlliçin, që e ka denoncuar për aferën 5D dhe për inceneratorin e Tiranës.

“Nuk e shoh të logjikshme që të kemi vetëm një hetim pasuror. Jemi përballë ekzekutimit politik të Veliajt dhe kjo është justifikuar me veprimin e sotëm, thirrjes së tij në SPAK. Ekzekutimi penal apo juridik është një pikëpyetje shumë e madhe. Janë një çështje, janë një grup kriminal që ka në krye Edi Ramën. SPAK ka një spostim politik, duket sikur e ka sfidën me opinionin publik”, tha Boçi, duke shtuar se në të vërtetë SPAK e ka sfidën me korrupsionin, me ligjin.

luçiano boçi

Sondazh

Poll