Politike

“Kryebashkiaku i varfër, i rrethuar nga familjarë të pasur”/ Ola Xama skanon pasuritë e familjes Veliaj: Xoxa ka depozitë bankare 617 mijë euro

Ajo shtoi se Veliaj rezulton që bën një jetë normale, modeste, por nëse shohim deklaratat e pasurisë, jo ajo që është gjetur nga SPAK-u, në deklaratat e pasurisë, rezulton që Xoxa ka depozitë bankare 617 mijë euro.

26 Dhjetor 2024, 21:57 Nga N.F
“Kryebashkiaku i varfër, i rrethuar nga familjarë të
Veliaj dhe Ola Xama

TIRANË- Gazetarja Ola Xama bëri një skanim të pasurisë së kryebashkiakut Veliaj dhe familjarëve të tij, duke u shprehur se ai mund të quhet kryebashkiak i varfër, i rrethuar nga familjarë të pasur. Xama në studion e emisionit “Të Paekspozuarit” në MCN TV listoi ato pak pasuri që ka deklaruar Veliaj dhe shifrat e mëdha që deklaron bashkëshortja, Ajola Xoxa. 

Gazetarja u shpreh se Veliaj në deklarimet e pasurisë si kryebashkiak i Tiranës, rezulton që ai bën një jetë modeste, i cili ka një apartament, një kredi 36 mijë euro të mbetur për t’u paguar, një depozitë me vlerë 10 mijë euro, që ka siguruar 17 mijë euro nga dietat dhe shpërblimet dhe 24 mijë euro nga paga. Ajo shtoi se Veliaj rezulton që bën një jetë normale, modeste, por nëse shohim deklaratat e pasurisë, jo ajo që është gjetur nga SPAK-u, në deklaratat e pasurisë, rezulton që Xoxa ka depozitë bankare 617 mijë euro.

“Nga ajo që ka deklaruar zoti Veliaj në deklarimet e pasurisë si kryebashkiak i Tiranës, rezulton që ai bën një jetë modeste, i cili ka një apartament, një kredi 36 mijë euro të mbetur për t’u paguar, një depozitë me vlerë 10 mijë euro, që ka siguruar 17 mijë euro nga dietat dhe shpërblimet dhe 24 mijë euro nga paga. Pra rezulton që bën një jetë normale, modeste, por nëse mund t’i vinim një titull pasurisë së zotit Veliaj “Kryebashkiaku i varfër i rrethuar me familjarë të pasur”, sepse nëse shohim deklaratat e pasurisë, jo ajo që është gjetur nga SPAK-u, në deklaratat e pasurisë, rezulton që zonja Ajola Xoxa ka depozitë bankare 617 mijë euro. Po ashtu ajo zotëron dy apartamente, një të blerë në vlerën 88 mijë euro, tjetrin të blerë me vlerën 105 mijë euro. Po ashtu ajo zotëron 19.8 për qind të aksioneve te kompania “Botime Enciklopedike”, e cila ka një xhiro të konsiderueshme dhe aksione te kompania Partner Law.

Gjatë vitit 2023 Ajola Xoxa ka shtuar pasurinë me 97 mijë euro, pra 6.7 mijë euro ka mbajtur nga fitimet nga projektet te qendra “Harabel” dhe Partner Laë nga pagesat që ka marrë të këto qëndra dhe i ka kursyer. Ajo që kemi gjetur lidhur me konfliktin e interesit është se zonja Xoxa është themeluese e qendrës “Harabel”, që zotëron galerinë “NAN” dhe eventet që bëhen në fushën e kulturës, pothuajse të gjitha janë të sponsorizuara nga ose nga Ministria e Kulturës, ose nga Bashkia e Tiranës, ose agjenci në varësi të bashkisë dhe konflikti i interesit sepse ajo ka marrë 44.5 mijë euro nga Balkan Youth Albania dhe qendra “Harabel”. Pra gjysma e pasurisë së vitit 2023 ka ardhur nga këto dy qendra,” tha Xama.

veliaj ola xama ajola xoxa

Sondazh

Poll