Politike

Beqaj, Rrapaj e Rrjepaj akuzohen si krijues të grupit kriminal! SPAK pranon propozimin e GJKKO, rikualifikohet akuza

Seanca e radhës për “Sterilizimin” është caktuar 9 janari pasi iu dha kohë të pandehurve të paraqesin konkluzionet për akuzat e reja.

23 Dhjetor 2024, 12:15 Nga M.B
Beqaj, Rrapaj e Rrjepaj akuzohen si krijues të grupit kriminal! SPAK pranon
Ilir Beqaj

TIRANA- Prokuroria e Posaçme ka pranuar sugjerimin e GJKKO-së për rikualifikimin e akuzës për ish-ministrin Ilir Beqaj, ish-zv.ministrin Klodian Rrjepaj dhe biznesmenin Ilir Rrapaj. 

Seanca e radhës për “Sterilizimin” është caktuar 9 janari pasi iu dha kohë të pandehurve të paraqesin konkluzionet për akuzat e reja. Beqaj, Rrapaj e Rrjepaj akuzohen tashmë si krijues të grupit kriminal. Mësohet se ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj është drejtuar në sallën e gjyqit duke thënë: “ku janë lekët që paskam vjedhur”. Ai ka kërkuar të specifikohet shuma.

“Ne pranojmë të ngrëmë akuzat siç i sugjeron gjykata. Pavarësisht se mendojmë që akuzat e ngritura prej nesh ishin të drejta”, u shprehën prokurorit e posaçëm.

gjkko

Sondazh

Poll