Politike

Sulmi në Ibër-Lepenc/ Ambasadori amerikan: Nuk ka prova që tregojnë përfshirjen e Beogradit zyrtar, vijojnë hetimet me mbështetjen e FBI

Ndërkohë, Hill theksoi se po vijon të kryhet hetim i plotë për të zbuluar të vërtetën.

23 Dhjetor 2024, 11:21 Nga ZH.LL
Sulmi në Ibër-Lepenc/ Ambasadori amerikan: Nuk ka prova që
Hill-Vyçiç

SERBI- Ambasadori amerikan në Serbi, Christoher Hill ka deklaruar se nuk ka asnjë provë që tregon përfshirjen e Beogradit zyrtar në sulmin e Ibër-Lepencit. Ambasadori amerikan shtoi se edhe pse Kosova fajëson Serbinë, në fakt nuk ka asnjë provë që mbështet këtë akuzë.

Ndërkohë, Hill theksoi se po vijon të kryhet hetim i plotë për të zbuluar të vërtetën.

“Mendoj se ka një dëshirë nga të gjitha anët për të zbuluar të vërtetën se kush e ka bërë këtë. Ne sigurisht nuk shohim asnjë provë që do të çonte në Beograd, por dikush e bëri atë dhe duhet të kryhet një hetim i plotë”, tha Hill.

Zyrtari amerikan vuri në dukje se ka një mungesë besimi dhe prirjë për akuza të ndërsjella teksa shtoi se hetimet për çështjen po mbështeten nga Byroja Federale e Hetimeve të SHBA-së (FBI).

Ndërkohë sa i përket Serbisë në rrugën e saj europiane, Hill la të kuptohet se ka shumë çështje që munda ta afrojnë atë më Bashkimin Europian. Ambasadori tha se duhet të bëhet më shumë me Serbinë, pasi Europa dhe SHAB janë të vetëdijshme për fatkin se Serbia ka marrëdhënie të mira me atë pjesë të botës.

“Unë mendoj se Evropa dhe SHBA duhet të jenë të vetëdijshme për faktin se Serbia ka marrëdhënie të mira në atë pjesë të botës dhe ne duhet të bëjmë më shumë me Serbinë dhe shpresoj se BE-ja do të arrijë në atë përfundim”, tha Hill.

iber-lepenc christopher hill serbi

Sondazh

Poll