Politike

Eksperti publikon shifrat: Audienca e PD në TikTok është shumë më e lartë se e PS, mbyllja është censurë

Sipas tij, postimet dhe audienca e PD në TikTok është shumë më e lartë se e PS.

23 Dhjetor 2024, 12:15 Nga I.A
Eksperti publikon shifrat: Audienca e PD në TikTok është
Blerim Gjeladini

TIRANË- Eksperti i njohur i të dhënave në rrjetet sociale, Blerim Gjeladini shkruan se rrjeti TikTok po mbyllet nga Edi Rama për arsye të pastra elektorale. Sipas tij, postimet dhe audienca e PD në TikTok është shumë më e lartë se e PS.

Postimi i Plotë:

Pse TikTok po mbyllet?

Nga 1 Nëntori deri më 20 Dhjetor, analizat tona të detajuara të postimeve politike në TikTok tregojnë diçka të jashtëzakonshme. Fakte që nuk mund të injorohen:

???? Audienca:

- PD: 47.92%

- PS: 39.17%

???? Postimet:

- PD: 55.39%

- PS: 35.81%

???? Kjo është e vërteta që nuk u pëlqen të gjithëve. Me një platformë ku qytetarët janë të lirë të shprehen dhe të ndajnë fakte, dikush po mundohet të vendosë censurë!

“Përse TikTok? Sepse s’mund ta kontrollojnë dot!”

???? Mbyllja e TikTok-ut nuk është për sigurinë kombëtare, por për të mbrojtur interesat e disave që i trembet transparencës!

blerim gjeladini

Sondazh

Poll