23 Dhjetor 2024, 08:34
Nga ZH.LL
Safet Gjici
ELBASAN- Seanca për ish-kryebashkiakun e Kukësit, Safet Gjici, do të zhvillohet ditën e sotme në Gjykatën e Shkallës së Parë të Elbasanit, në orën 10:00. Në seanën e sotme pritet të diskutohet akti i ekspertimit i kryer nga tre ekspertë të Institutit të mjekësisë lifjore Tiranë, ata duhet tu japin përgjigje 11 pyetjeve.
Ish-kryebashkiaku ka kërkuar tashmë prej disa muajsh që ta vuajë dënimin e tij në shtëpi për shkak të gjendjes shëndetësore, teksa mungoi edhe në seancën e zhilluar më 14 nëntor. Gjatë kësaj seance gjyqësore, u paraqitën mbrojtja, organi i akuzёs dhe ekspertët mjeko-ligjorë.
Tre ekspertët mjeko-ligjorë të cilët janë njohur me të gjitha aktet që janë pjesë e dosjes gjyqësore “Gjici”, u betuan në seancën gjyqësore të nëntorit, teksa ju caktuan 11 detyra për të cilat duhet të japin përgjgjë të argumentuara.
11 pyetjet e mëposhtme për të cilat duhet të japin përgjigjë 3 ekspertët mjeko-logjorë:
1. A vuan shtetasi Safet Gjici nga ndonjë sëmundje, nëse po, paraqisni, një historik të sëmundjes së tij nga koha e arrestimit të tij e deri në datën e kryerjes së ekzaminimit objektiv dhe cila është diagnoza?
2. Cilat janë patologjitë që konstatohen tek kërkuesi Safet Gjici?
3. A vuan kërkuesi nga diabeti dhe nëse po, cila eshtë shkalla e sëmundjes, pasojat e shkaktuara, terapia e ndjekur, a ka qënë efektive ajo dhe cili është mjekimi më i përshtatshëm që rekomandohet?
4. A ka shkaktuar diabeti insufiçencë të organeve jetësore?
5. A vuan kërkuesi Safet Gjici nga probleme kardio-vaskulare dhe nëse po cila ёshtë diagnoza?
6. A ka pasur përkeqësim të gjendjes shëndetësore të kërkuesit Safet Gjici gjatë qëndrimit në Institucionet e Ekzekutimit të Vendimeve Penale, nëse po, a ka marrë trajtimin e përshtatshëm?
7. A van nga ndonjë sëmundje veçanërisht e rëndë, shtetasi Safet Gjici?
8. A ka nevojë kërkuesi për trajtim të specializuar dhe nëse po, a e ofron Institucioni Mjekësor ku ai është akomoduar këtё trajtim?
9. Në momentin e kryerjes së ekzaminimit objektiv, cila është gjëndja shëndetësore e kërkuesit, a është e tillë, që përben rrezik për jetën e kërkuesit?
10. Nëse po, cila është terapia efektive e përshtatshme për eleminimin e këtij rreziku dhe a e mundëson Institucioni Mjekësor ku gjendet aktualisht?
11. A rrezikohet jeta e kërkuesit nëse qëndron i izoluar në Institucionin e Ekzekutimit të Vendimeve Penale?
Avokati i Gjicit, Markeljan Jance ka deklaruar në seancat e mëparshme se ish-kryebashkiaku vuan nga probleme të sistemit kardiovaskular, zmadhim të aortës dhe diabet të formës së rënduar. Ai ka theksuar më herët se Gjici ndodhet në një në një spital privat ku prej disa muajsh po kurohet për problematikat shëndetësore me të cilat ai po përballet në këtë periudhë.
safet gjici gjykata e elbasanit
Politike
23 Dhjetor 2024, 07:55
M.B
Sali Berisha
TIRANA- Opozita do të zhvillojë sot në orën 17:00 protestën e radhës në vijm të asaj që e konside...
Politike
23 Dhjetor 2024, 07:28
ZH.LL
Albin Kurti
KOSOVË- Kryeministri Albin Kurti është shprehur se viti 2024 ka qenë viti i pasaportës së Kosovës. P&eu...
Politike
22 Dhjetor 2024, 22:07
N.F
ITALI- Një takim i rëndësishëm do të mbahet më 28 dhjetor në Firencë pasi do të themelohet dega e Partis&eum...
Politike
22 Dhjetor 2024, 20:28
N.F
Berisha
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka zhvilluar ditën e sotme një takim me anëtarë të PD...
Politike
22 Dhjetor 2024, 20:19
N.F
Berisha
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka zhvilluar ditën e sotme një takim me anëtarë të PD...
Politike
22 Dhjetor 2024, 19:59
N.F
Berisha
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka zhvilluar ditën e sotme një takim me anëtarë të PD...
Politike
22 Dhjetor 2024, 19:14
N.F
Berisha
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka zhvilluar ditën e sotme një takim me anëtarë të PD t&eu...
Politike
22 Dhjetor 2024, 18:54
N.F
Foto ilustruese
TIRANË- Adriana Kalaja, në cilësinë e avokates dhe aktivistes së Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit si dhe...
Politike
22 Dhjetor 2024, 17:13
N.F
Rama
TIRANË- Kryeministri, Edi Rama ka reaguar së fundmi në lidhje me mbylljen e platformës së TikTok-ut. Në reagimin e tij t...
Politike
22 Dhjetor 2024, 16:23
N.F
Bardhi
TIRANË- Kryetari i Grupit Parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi ka reaguar përmes një postimi në llogarinë e ...