Aktualitet

I vodhën me dhunë portofolin 66-vjeçarit, arrestohen 2 të miturit në Vlorë

Blutë bëjnë me dije se 66-vjeçari kishte në portofol një shumë monetare të konsiderueshme.

22 Dhjetor 2024, 12:33 Nga ZH.LL
I vodhën me dhunë portofolin 66-vjeçarit, arrestohen 2 të
policia

VLORË- Dy të mitur janë arrestuar nga Policia e Vlorës për veprën penale të vjedhjes. Sipas njoftimit të policisë, dy të miturit në bashkëpunim me një të tretë i kanë vjedhur me dhunë portofolin një 66-vjeçari mbrëmjen e së shtunës.

Blutë bëjnë me dije se 66-vjeçari kishte në portofol një shumë monetare të konsiderueshme. Të miturit janë dërguar në komisariat dhe priten të merren në pyetje në prani të psikologut

Materialet i kaluan Prokurorisë Vlorë, për veprime të mëtejshme procedurale.

Njoftimi i policisë:

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Vlorë, pas marrjes së njoftimit se një shtetasi 66-vjeçar i ishte vjedhur portofoli me një shumë të konsiderueshme parash, organizuan menjëherë punën për identifikimin dhe kapjen e autorëve të dyshuar.

Si rezultat, u ndaluan shtetasit e mitur A. M., 16 vjeç, dhe S. Z., 16 vjeç, banues të dy në Vlorë.

Sipas hetimeve paraprake, dyshohet se këta shtetas, më datë 20.12.2024, rreth orës 23:00, në bashkëpunim me një person të tretë, i kanë vjedhur me dhunë portofolin me një shumë të konsiderueshme parash një 66-vjeçari, në qytetin e Vlorës.

Materialet i kaluan Prokurorisë Vlorë, për veprime të mëtejshme procedurale.

vlore arrestohen 2 te mitur vjedhje

Sondazh

Poll