Aktualitet

Shpërthim me lëndë plasëse në ballkonin e një banese në Tiranë

Shpërthimi ka dëmtuar xhamin dhe vetratën e ballkonit të banesës.

22 Dhjetor 2024, 12:35 Nga rll
Shpërthim me lëndë plasëse në ballkonin e një
foto ilustruese

TIRANË- Një shpërthim me lëndë plasëse ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në Tiranë.

Sipas informacioneve policore, në ballkonin e banesës së shtetases me inicale E.A., në rrugën “Sadik Petrela” në katin e 9-të, ishte vendosur një sasi lënde plasëse. Shpërthimi ka dëmtuar xhamin dhe vetratën e ballkonit të banesës.

Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e rrethanave të rastit, si dhe për identifikimin e kapjen e autorit/ëve.

NJOFTIMI I POLICISË: 

Informacion paraprak

Rreth orës 23:45, të datës 21.12.2024, është njoftuar Salla Operative se në banesën që jetonte shtetasja E.A, në rrugën “Sadik Petrela” në katin e 9-të, është dëgjuar një zhurmë si shpërthim.

Menjëherë kanë shkuar shërbimet e Policisë ku kanë hapur me forcë derën pasi nuk kishte njëri në banesë dhe kanë konstatuar në ballkonin e kësaj banese, të dëmtuar xhamin dhe vetratën e ballkonit, që dyshohet se janë dëmtuar nga lëndë plasëse.

Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, vijon punën për zbardhjen e rrethanave të rastit, si dhe për identifikimin e kapjen e autorit/ëve.

Materialet procedurale u referuan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.

shperthim ne tirane

Sondazh

Poll