Aktualitet

Kultivim kanabis me qëllim shitjen dhe dhunë ndaj bashkëshortes së tij, arrestohet në flagrancë 35-vjeçari në Poliçan

I dyshuari me iniciale A. L., banues në Poliçan, u ndalua pas hetimeve të nisura nga informacionet e marra në rrugë operative.

22 Dhjetor 2024, 11:25 Nga ZH.LL
Kultivim kanabis me qëllim shitjen dhe dhunë ndaj bashkëshortes
lenda narkotike

POLIÇAN- Një 35-vjeçar është arrestuar në flagrancë për kultivim dhe prodhim të lëndës narkotike kanabis, si dhe për ushtrim dhune ndaj bashkëjetueses së tij. 

I dyshuari me iniciale A. L., banues në Poliçan, u ndalua pas hetimeve të nisura nga informacionet e marra në rrugë operative. Gjatë kontrollit të banesës dhe zonës përreth saj, policia gjeti dhe sekuestroi 2.2 kilogramë lëndë narkotike të dyshuar si kanabis sativa.

Hetimet kanë zbuluar gjithashtu se 35-vjeçari ushtronte dhunë fizike ndaj bashkëjetueses së tij.

Ndërkohë, materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Berat.

Poliçan, Berat

Kultivonte dhe prodhonte kanabis me qëllim shitjen si dhe ushtronte dhunë ndaj bashkëjetueses së tij, kapet dhe vihet në pranga 35- vjeçari.

Sekuestrohen në cilësinë e provës materiale 2.2 kg lëndë narkotike kanabis.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Stacionin e Policisë Poliçan në bashkëpunim me Seksionin për Hetimin e Narkotikëve në DVP Berat arrestuan në flagrancë shtetasin A. L., 35 vjeç, banues në Poliçan. 

Arrestimi i tij u bë pasi shërbimet e Stacionit Policisë Poliçan, kishin siguruar informacione se ky shtetas ushtronte veprimtarinë e kundërligjshme të kultivimit dhe prodhimit të lëndës narkotike kanabis me qëllim shitjen e tij.

Gjithashtu po nga informacionet e marra ky shtetas ushtronte dhe dhunë fizike ndaj bashkëjetueses së tij.

Në momentin e arrestimit gjatë kontrollit të banesës dhe në afërsi të saj, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale 2.2 kg lëndë narkotike kanabis sattiva.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Berat.

polican berat

Sondazh

Poll