Aktualitet

Aksident në aksin Fier-Lushnjë/ Furgoni i forcave të “Shqiponjave” përplaset me barrierën metalike

Mësohet se shkak i aksidentit ka qenë një makinë e vogël e cila i ka prerë rrugën furgonit të policisë, i cili për të shmangur përplasjen ka goditur barrierën metalike.

22 Dhjetor 2024, 12:25 Nga ZH.LL
Aksident në aksin Fier-Lushnjë/ Furgoni i forcave të
aksidenti

FIER- Një aksident i rëndë ka ndodhur paraditen e sotme në aksin rrugor Fier–Lushnjë, në vendin e quajtur Vajkan. Raportohet se automjeti i policisë, furgoni i forcave "Shqiponja" është përplasur me barrierën anësore të rrugës.

Mësohet se shkak i aksidentit ka qenë një makinë e vogël e cila i ka prerë rrugën furgonit të policisë, i cili për të shmangur përplasjen ka goditur barrierën metalike.

Megjithatë bëhet me dije se fatmirësisht nuk ka të lënduar nga aksidenti, përveç dëmeve materiale të automjetit të policisë.

Ndërkohë pritet grupi hetimor të zbardhë shkaqet e aksidentit.

fier lushnje makina e policis

Sondazh

Poll