Aktualitet

Pjesë e një grupi kriminal, shpërndanin drogë në Patra, arrestohen 2 shqiptarë në Greqi

Anti-droga e Patras arriti të shkatërronte grupin duke çuar në arrestimin e 4 personave, 2 shqiptarë dhe 2 grekë dhe sekuestrimin e një sasie të madhe droge.

22 Dhjetor 2024, 10:24 Nga ZH.LL
Pjesë e një grupi kriminal, shpërndanin drogë në Patra,
policia greke

GREQI- Dy shqiptarë janë arrestuar nga policia greke pasi ishin pjesë e një grupi kriminal të trafikut të drogës. Mësohet se bashkë më dy shqiptarët janë arrestuar edhe dy grekë, të cilët në bashkëpunimin me njëri-tjetrin kishin krijuar një grup kriminal dhe shpërndanin sasi të mëdha kokaine në Patra dhe Kato Ahaia.

Anti-droga e Patras arriti të shkatërronte grupin duke çuar në arrestimin e 4 personave, 2 shqiptarë dhe 2 grekë dhe sekuestrimin e një sasie të madhe droge. Gjatë kontrolleve në banesat e 4 trafikantëve,u sekuestrua një sasi prej 700 gramë kokainë, si dhe marijuanë.

Radari i efektivëve të Departamentit të Drogës në Policinë e Patrës i kanë gjurmuar dhe kanë vëzhguar lëvizjet e tyre për më shumë se 4 muaj. 

greqi arretohen 2 shqiptaret

Sondazh

Poll