Aktualitet

Viti i ri 2020 pa asnjë íncident/ Policia e Shtetit: I morëm të gjjtha masat, jemi ende në gatishmëri

1 Janar 2020, 11:27 Nga DOSJA
Viti i ri 2020 pa asnjë íncident/ Policia e Shtetit: I morëm

 TIRANË- Në natën e ndërrimit të viteve ndryshe nga vitete paraardhëse nuk ka ndodhur asnjë incident, dhe kjo falë masave të parandaluese që ka marrë Policia e Shtetit.

Ndërkohë në një njoftim zyrtar të Policisës së Shteti është përmendur që ndihmë në këtë rast kanë qenë edhe vet qytetarët nuk janë përfshirë në sherre. Në të gjithë territorin e vendit nuk është shënuar asnjë ngjarje kriminale.

Postimi i Policisë:
Falë masave parandaluese të marra para, gjatë dhe pas natës së ndërrimit të viteve, si dhe falë qytetarisë së treguar nga qytetarët, në të gjithë vendin, gjatë natës se ndërrimit të viteve dhe deri në këto momente nuk është shënuar asnjë ngjarje kriminale, si dhe nuk është evidentuar asnjë konflikt me pasoja.
Në të gjitha qarqet nuk është evidentuar asnjë aksident rrugor me pasojë jetën.
Janë ushtruar kontrolle me dragera dhe duke marrë shkas nga numri i mjeteve në qarkullim, verifikimi i rasteve të drejtimit të mjetit nën efektin e alkoolit ishte minimal.
Policia e Shtetit vijon të jetë në gatishmëri, “Shërbim të përforcuar”, për të garantuar rendin dhe sigurinë gjatë festimeve në vijim.
Policia e Shtetit uron gjithë qytetarët gëzuar Vitin e Ri 2020, mirësi, paqe e begati e sa më shumë besim e bashkëpunim mes nesh, për të mirën e përbashkët.

Mbrëmjen e 31 dhjetorit shqiptarët festuan ndërrimin e viteve, duke  lënë  pas edhe ngjarjen tragjike të 26 nëntorit që tronditi Shqipërinë. Qytetarët vazhduan traditën si për çdo vit dhe nuk harruan spektaklin e fishekzjarreve kur akrepat shënuan 00:00.  Por me plasjen e fishekzjarreve pati  edhe aksidente, ku një 60-vjeçari në qytetin e Vlorës i plasi kapsolla në dorë, po ashtu të njëjtën incident përjetoi edhe një djalë 9-vjeçar në Librazhd. Gjithashtu pas mesnate, zyrtarisht në vitin 2020 kanë ardhur në jetë edhe dy  bebet e para, një djalë dhe një vajzë.

A.C/Dosja.al 

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet asnje incident policia e shtetit viti i ri asnje incident policia e shtetit viti i ri

Sondazh

Poll

Aktualitet 1 Janar 2020, 10:19

Dhjetë lajmet e rreme të 2019-ës

Prej kur shprehja “lajme të rreme” është përdorur në përditshmëri në vitin 2016, ne kemi qenë dëshmitarë të një universi me informacion jo të besueshëm dhe me m...