Politike

"Si kampione do të jesh gjenerale ose kolonele e ushtrisë shqiptare!" Rama intervistë me skiatoren Lara Colturi: Ja përse zgjodha të garoj për Shqipërinë

Rama tha se është një fans i skiatores italiane. Nga ana tjetër, Colturi tha se do të ishte "e mrekullueshme" nëse do të stërvitej në malet me dëborë në Shqipëri. 

21 Dhjetor 2024, 09:36 Nga M.B
"Si kampione do të jesh gjenerale ose kolonele e ushtrisë
Edi Rama dhe Lara Colturi

TIRANA- Kryeministri Edi Rama ka publikuar episodin e radhës të podcastit të tij "Flasim" ku e ftuar ishte skuatorja italiane që garon për Shqipërinë Lara Colturi. Rama u shpreh se Shqipëria tashmë është vendi i saj i dytë, duke e ftuar të vizitojë malet këtu. Po ashtu Rama tha se është një fans i skiatores italiane. Nga ana tjetër, Colturi tha se do të ishte "e mrekullueshme" nëse do të stërvitej në malet me dëborë në Shqipëri. 

Pyetjes së Ramës se përse e hodhi këtë hap duke ardhur nga njëra anë tjetër të detit dhe të merrte nënshtetësinë shqiptare, Colturi tregoi se ishte në kategorinë C në ato momente.

“Isha kategorinë e moshës 12-13-14 vjeç, kisha fituar të gjitha garat dhe menduam se ndërmarrja e një hapi të tillë do të mundësonte hapjen e të gjitha rrugëve drejt renditjes në vendet e para në e për të përjetuar atë çka po përjetoj tani, ëndrrën time së bashku me prindërit e mi duke u argëtuar gjithashtu”, u shpreh ajo.

Pjesë nga intervista: 

Edi Rama: Po malet shqiptare i njeh?

Lara Colturi: Kam parë disa! Por, më kanë thënë se keni male të mbuluara me dëborë dhe se keni shumë projekte. Do të ishte diçka e mrekullueshme nëse do të stërvitesha në ato male

Edi Rama: Por duhet të flasësh me ato male e t’i dëgjosh ato, sepse kemi male shumë të bukura. Pastaj, tashmë është vendi yt.

Lara Colturi: Po, e vërtetë. Do të doja të kaloja më shumë kohë.

Edi Rama: Një gjë është e sigurt, do bëhesh çfarë të duash, por një gjëje nuk do t’i shpëtosh dot. Si kampione do të jesh gjenerale apo kolonele e ushtrisë shqiptare

Lara Colturi: Mirë, të shohim se si do të jetë e ardhmja.

Edi Rama: Kjo do të ndjekë për gjithë jetën. Të uroj shumë suksese, gjithçka që ëndërron. Jam i lumtur që të kisha këtu dhe jam një adhurues i yti. Uroj të arrish të gjitha majat e botës. Të presim të kalosh pushimet në vendin tënd të dytë.

lara colturi

Sondazh

Poll