Politike

"Nuk kam besim te SPAK"/ Këlliçi: E kam të sprovuar këtë duke iu referuar denoncimeve që kam bërë...

Ai tha se nëse do të kishte bërë detyrën Dritan Prençi, sot Kryebashkiaku i Tiranës do të ishte marrë i pandehur për atë shkresën që e firmosi vetë, duke marrë kompetencat e këshillit bashkiak.

20 Dhjetor 2024, 22:01 Nga E. D
"Nuk kam besim te SPAK"/ Këlliçi: E kam të sprovuar
Belind Këlliçi

TIRANË- Drejtuesi politik i PD-së për Tiranën, Belind Këlliçi tha se nuk ka besim te SPAK. Këlliçi i ftuar në emisionin ‘Log' në News24, tha se e ka të sprovuar këtë, duke iu referuar denoncimeve që ka bërë në Prokurorinë Speciale.

Gjithashtu ai tha se nëse do të kishte bërë detyrën Dritan Prençi, sot Kryebashkiaku i Tiranës do të ishte marrë i pandehur për atë shkresën që e firmosi vetë, duke marrë kompetencat e këshillit bashkiak.

Këlliçi u shpreh se pavarësisht se në rastin 5D, hetimet e prokurorit Klodian Braho, kanë pasur një tjetër ritëm, ai nuk mund të thotë se gjithçka që ka ndodhur, janë bërë pa dijeninë e Kryebashkiakut të Tiranës.

“Drejtuesi i SPAK, Arben Kraja, nuk kishte pse të ishte prokuror për dosjen e inceneratorit, ndërsa e dorëzoi dosjen pa bërë asnjë hetim, pas plot 2 vjet e gjysëm”, tha Këlliçi.

belind këlliçi

Sondazh

Poll