Politike

"Risi do të ketë prezenca e zotit Berisha"/ Protesta e 23 dhjetorit, Këlliçi: Do bllokohen rrugë, mund të ketë përplasje!

Këlliçi paralajmëroi se mund të ketë përplasje në këtë protestë, ndërsa shtoi se personalisht do të jetë në krye të protestuesve që do të qëndrojnë te Bashkia e Tiranës. 

20 Dhjetor 2024, 21:50 Nga E. D
"Risi do të ketë prezenca e zotit Berisha"/ Protesta e 23
Belind Këlliçi 

TIRANË- Drejtuesi politik i PD-së për Tiranën, Belind Këlliçi tha se protesta e 23 dhjetorit është e rradhës, ku do të bllokohen disa rrugë. Këlliçi i ftuar në emisionin ‘Log’ në News24, tha se risia e kësaj proteste është pjesëmarrja e kryedemokratit, Sali Berisha, i cili u mbajt në arrest shtëpie për 333 ditë, pa fakte dhe pa prova. 

Gjithashtu Këlliçi paralajmëroi se mund të ketë përplasje në këtë protestë, ndërsa shtoi se personalisht do të jetë në krye të protestuesve që do të qëndrojnë te Bashkia e Tiranës. Ai theksoi se në protestat e fundit, si ajo e nëntorit ka pasur një përplasje për shkak të sjelljes së Policisë së Shtetit.

"Protesta e 23 dhjetorit do nisë në orën 17:00, do të ketë  bllokim të disa akseve kryesore në kryeqytet. Tirana tashmë është e paralizuar nga trafiku çdo mbrëmje. Risi do të ketë prezenca e zotit Berisha, do të jetë hera e parë që ai merr pjesë në protestë pas arrestit shtëpiak për 333 ditë …thënë këtë gjasat janë që sërish të kemi një skenar me përballje dhe përplasje. O do ulë qepenin SPAK, ose zyra e kryetarit të bashkisë Tiranë do ulë qepenin. Është një protestë që do organizohet në të paktën 5 lokacione, unë do jem i vendosur te bashkia e Tiranës. Do kemi pak a shumë një skenar të ngjashëm me protestën e nëntorit," tha Këlliçi. 

belind këlliçi 

Sondazh

Poll