Politike

"Non grata e Berishës do të hiqet", Këlliçi: Administrata e re e Trump do të ndryshojë vendimin e Biden

Këlliçi tha me bindje se vendimi i marrë nga administrata Biden ndaj Berishës do të hiqet. 

20 Dhjetor 2024, 21:47 Nga ZH.LL
"Non grata e Berishës do të hiqet", Këlliçi:
Këlliçi

TIRANË- Drejtuesi politik i PD-së për Tiranën, Belind Këlliçi u shpreh i bindur se ‘non grata’ për Sali Berishën do të hiqet nga administrata e re amerikane e Donald Trump. I ftuar në emisionin "Log" në Neës24, Këlliçi tha se me ardhjen e Trump si president i Amerikës më 20 janar gjërat në poltikë do të ndryshojnë. 

Këlliçi tha me bindje se vendimi i marrë nga administrata Biden ndaj Berishës do të hiqet. 

“Nuk e di nëse do të hiqet në shkurt, mars, prill apo maj, por do të hiqet”, tha Këlliçi.

Këlliçi ka theksuar se Berisha nuk është sanksionuar nga Departamenti i Thesarit, e cila është një procedurë më komplekse. Ai tha se 'non grata' politike mund të hiqet edhe pse nuk është e sigurt se kur mund të ndodhë.

“Z. Berisha nuk u sanksionua nga Departamenti i Thesarit edhe pse u kërcënua”, tha Këlliçi, duke e cilësuar “non grata-n’ si një lobim nga George Soros.

Më tej Këlliçi ka deklaruar se edhe nëse ndodh e kundërta që SHBA të mos i heqë 'non grata-n' Berishës, ai nuk lëkundet nga qëndrimi i tij me të vertetën. Ai tha se do të qëndrojë krah Berishës, sikundër ka qenë që në fillim.

“Do të jem në krah të z. Berisha, ashtu sikundër kam qenë që në fillim”, tha ai.

 

belind kellici sali berisha

Sondazh

Poll