Politike

A prisni që administrata Trump të ‘godasë’ Qeverinë? Këlliçi: Trump e di miqësinë që ka Rama me McGonigal dhe Soros

Ai tha se sikundër është bërë tashmë publike, në programin e PD nuk do të ketë pensione nën 200 euro, rroga minimale nën 500 euro dhe rroga mesatare jo më pak se 1200 euro.

20 Dhjetor 2024, 22:11 Nga E. D
A prisni që administrata Trump të ‘godasë’
Belind Këlliçi

TIRANË- Drejtuesi politik i PD-së për Qarkun e Tiranës, Belind Këlliçi, tha se opozita po shpalos programin e saj, por edhe do të protestojë. Këlliçi i ftuar në emisionin ‘Log’ në News24, tha se kreu demokrat po bën publike pjesë nga programi i PD-së.

Ai tha se sikundër është bërë tashmë publike, në programin e PD nuk do të ketë pensione nën 200 euro, rroga minimale nën 500 euro dhe rroga mesatare jo më pak se 1200 euro. Gjithashtu Këlliçi tha se Sali Berisha e ka zhbërë  ‘non grata-n’. Këlliçi u pyet edhe për administratën e re amerikane nëse mund të ketë goditje ndaj Qeverisë Rama.

“Kemi dy rrugë paralele, njëra është shpalosja e ofertës sonë ekonomike, në anën tjetër është rruga e protestës, nga e cila nuk heqim dorë. Donald Trump e di që Edi Rama ka mik të ngushtë McGonigal. Donald Trump e di miqësinë që ka Rama me Soros. Trump kur u dënua McGonigal tha se uroj ti digjet shpirti në ferr, sepse kishte marrë para nga rusët. Tani se çfarë do të bëjë administrata e re amerikane e drejtuar nga Donald Trump unë nuk mund të komentoj, por të jeni të bindur se ata faktet i kanë”, tha Këlliçi.

belind këlliçi

Sondazh

Poll