21 Dhjetor 2024, 08:28
Nga M.B
Foto nga emisioni
TIRANA- Kryetarja e Komisionit të Apelimit në Partinë Demokratike, Adriana Kalaja, ka reaguar lidhur me skandalin me vjedhjet dhe abuzimet dramatike në Teatrin Kombëtar, publikuar mbrëmjen e shkuar në emisionin "Piranjat". Kalaja shkruan në rrjetet sociale se rasti në fjalë konfirmoi plotësisht se akuzat e Qendrestarëve të Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit ishin të bazuara në fakte dhe prova.
Ajo shton e bashkëshortja e Drejtorit Altin Basha, jo vetëm ka firmosur dy herë në listën e tradhëtarëve për shembjen e Teatrit Kombëtar, por ka zgjedhur t'i rrisë fëmijët duke vjedhur, mashtruar dhe manipuluar, sipas saj, në kurriz të atyre që kanë vendosur të punojnë me punë dhe ndërshmëri.
Kalaja thotë se në interes të publikut është e detyruar të sqarojë se bashkë me Teatrin, varrosën nën rrënoja gjithë garderobën 80 vjeçare, për të cilën Aleanca ka referuar edhe kallëzim penal në SPAK. Ajo thotë se nisur nga ky investigim, siguron të gjithë Qendrestarët, Miqtë dhe Mbështetësit e Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit, se kjo çështje do referohet si kallëzim penal shtesë në SPAK.
POSTIMI:
Kauza e Teatrit, "tërmeti" që po nxjerr "minjtë" nga vrimat.....
Reagim i detyruar:
Sapo ndoqa investigimin e emisionit "Piranjat" te Syri Tv, për korrupsionin dhe vjedhjen nga ana e drejtuesve të Teatrit Kombëtar dhe atij Eksperimental
Duke qenë se e kam ndjekur që në fillim këtë Kauzë, qoftë si protestuese, por qoftë dhe si avokatja e Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit,
Së pari, do doja që në emrin tim dhe të Qendrestarëve të Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit, të shpreh mirënjohjen më të thellë stafit të këtij emisioni, për një punë të jashtëzakonshme dhe të pakrahasueshme.
Së dyti, dua të theksoj faktin se kjo karegori zvarranikësh të pushtetit, si Altin Basha, që për interesa të tyre korruptive dhe amorale, shitën Kauzën më unike në historinë e Shtetit Shqiptar, konfirmoi plotësisht se akuzat tona ishin të bazuara në fakte dhe prova.
Së treti, bashkëshortja e Drejtorit Basha, ndyrësinë ta shohë te vetja se nuk është vendi ynë i ndyrë por morali që ajo përfaqëson.
Së katërti, kjo bashkëshortja e Drejtorit Basha, jo vetëm ka firmosur dy herë në listën e tradhëtarëve për shembjen e Teatrit Kombëtar, por ka zgjedhur t'i rrisë fëmijët duke vjedhur, mashtruar dhe manipuluar në kurriz të atyre që kanë vendosur të punojnë me punë dhe ndërshmëri.
Së pesti, në interes të publikut jam e detyruar të sqaroj se bashkë me Teatrin, barbarët dhe antishqiptarët, varrosën nën rrënoja gjithë garderobën 80 vjeçare të atij Teatri, për të cilin ne si Aleancë kemi referuar edhe kallëzim penal në SPAK.
Në këto kushte, nisur nga ky investigim, siguroj të gjithë Qendrestarët, Miqtë dhe Mbështetësit e Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit, se kjo çështje do referohet si kallëzim penal shtesë në SPAK.
Kemi dhënë prova, se i shkojmë gjërave deri në fund.
Do i'a dalim t'i kthejmë Tiranës, Historinë, Identitetin dhe Trashëgiminë Kulturore që meriton dhe që antishqiptarët i'a morën padrejtësisht dhe përkohësisht.
Deri atëhere,
TEATRI ATY DHE ASHTU SIÇ ISHTE.
teatri kombetar
Politike
20 Dhjetor 2024, 23:03
E. D
pamje nga vendngjarja
TIRANË- Kreyministri Edi Rama ka reaguar pas sulmit terrorist në një treg Krishtlindje në Magdeburg, ku humb&eum...
Politike
20 Dhjetor 2024, 22:52
M.B
Ajet Zyberi, Dallëndyshe Bici dhe Anduel Xhindi
TIRANA- Këshilli i Ministrave ka marrë vendimin mbrëmjen e shkuar pë shkarkimin e ...
Politike
20 Dhjetor 2024, 22:48
M.B
Foto nga vendi i ngjarjes
TIRANË- Ministri i Jashtëm Igli Hasani ka reaguar pas sulmit terrorist në një treg Krishtlindje në ...
Politike
20 Dhjetor 2024, 22:11
E. D
Belind Këlliçi
TIRANË- Drejtuesi politik i PD-së për Qarkun e Tiranës, Belind Këlliçi, tha se opozita po s...
Politike
20 Dhjetor 2024, 21:47
ZH.LL
Këlliçi
TIRANË- Drejtuesi politik i PD-së për Tiranën, Belind Këlliçi u shpreh i bindur se ‘non grat...
Politike
20 Dhjetor 2024, 22:01
E. D
Belind Këlliçi
TIRANË- Drejtuesi politik i PD-së për Tiranën, Belind Këlliçi tha se nuk ka besim te ...
Politike
20 Dhjetor 2024, 21:50
E. D
Belind Këlliçi
TIRANË- Drejtuesi politik i PD-së për Tiranën, Belind Këlliçi tha se protesta e 23 dh...
Politike
20 Dhjetor 2024, 21:22
M.B
Jeffrey Hovenier
KOSOVA- Ambasadori amerikan në Kosovë, Jeffrey Hovenier, ka thënë të premten se agjentë amerikanë t&eum...
Politike
20 Dhjetor 2024, 20:55
E. D
Izet Mexhiti
TIRANË- Zëvendës kryeministri i Parë i Maqedonisë së Veriut dhe njëherësh ministër i Mjedisit Jet...
Politike
20 Dhjetor 2024, 20:45
M.B
Alexander Kasanof
TIRANA- Zëvendës Ndihmës Sekretari amerikan i Shtetit për Ballkanin Perëndimor Alexander Kasanof, thotë...