Sport

Fitoi luftën me kancerin, ish-mesfushori i bashkohet sërish Juventusit!...

I detyruar të largohej nga futbolli vetëm në moshën 26-vjeçare për shkak të një tumori, Simone Muratore është rikthyer sërish te Juventus, pjesë e së cilës ai ishte.

20 Dhjetor 2024, 17:00 Nga DOSJA

Fitoi luftën me kancerin, ish-mesfushori i bashkohet sërish

ITALI - Ish-mesfushori bardhezi, Simone Muratore, ka nisur së fundmi aventurën e tij të re si ndihmës trajner në sektorin e të rinjve të Juventusit.

“Bota e të rinjve të Juventusit është një mjedis që Simone e njeh shumë mirë, pasi e ka frekuentuar prej shumë vitesh deri në vitin 2018”, shkruan klubi.

Deri në vitin 2020, Simone Muratore luajti 54 ndeshje mes Kampionatit dhe Kupës së Italisë me fanelën e ‘Zonjës së Vjetër’. Në sezonin 2019-2020, ai doli në fushë 5 herë me ekipin e parë, një prej të cilave në Ligën e Kampionëve.

Pasi u transferua te Atalanta, Muratore luajti për dy sezone në formë huazimi, fillimisht në Reggiana në Serinë B dhe më pas në ekipin portugez Tondela dhe më pas ai u desh të largohej për arsye shëndetësore.

Aktualisht Simone është mire dhe duket se e ka fituar luftën me kancerin…

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll

Sport 20 Dhjetor 2024, 15:00

Ansu Fati, del nga infiermieria…

SPANJE - Ansu Fati është në dispozicion të Hansi Flick për ndeshjen e nesërme, të shtunën, 21 dhjetor, ...