Sport

Man.City i Guardiolës, 50 milionë euro për holandezin Reijnders!

Mesfushori holandez, që është protagonist i një sezoni të shkëlqyer në Serinë A, ka tërhequr vëmendjen e Guardiolës

20 Dhjetor 2024, 13:30 Nga DOSJA

Man.City i Guardiolës, 50 milionë euro për holandezin Reijnders!

ANGLI - Në një krizë të tmerrshme rezultatesh në javët e fundit, Manchester City mund të mbështetet në afatin kalimtar të janarit që të fillojë t'i japë siguri të reja trajnerit  Pep Guardiola. Dhe ideja e fundit për klubin e madh të Premier League çon te një lojtar i Serisë A.

Siç raporton Daily Star, Manchester City është gati të vendosë në tavolinë 50 milionë euro për të siguruar shërbimet e Tijjani Reijnders, mesfushorit holandez të Milanit.

Lojtari, protagonist i një sezoni të shkëlqyer në Serinë A, tërhoqi vëmendjen e Pep Guardiolës, i cili e sheh atë si profilin ideal për të forcuar mesfushën e “Qytetarëve”. Transaksioni duket i vështirë, por jo i pamundur…

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll