Sport

PSG-ja i uron ditëlindjen Kylian Mbappés…

Klubi kryeqytetas francez nuk e ka harruar golashënuesin më të mirë të historisë së tij!

20 Dhjetor 2024, 14:30 Nga DOSJA

PSG-ja i uron ditëlindjen Kylian Mbappés…

FRANCE - Ndonjëherë duhet të dini të lini mënjanë konfliktet personale! Prej shumë javësh, Paris Saint-Germain dhe Kylian Mbappé janë në konflikt, ndërsa francezi kërkon jo më pak se 55 milionë euro bonuse dhe paga të papaguara.

Një tension i madh, i cili është lënë mënjanë sot me rastin e ditëlindjes së 26-të të kapitenit të skuadrës franceze. Në të vërtetë, klubi kryeqytetas francez i uroi ditëlindjen golashënuesit më të mirë në historinë e klubit (256 gola, 108 asistime në 308 ndeshje).

Një mesazh i vogël që do ta vlerësojë i interesuari, ai që së fundmi deklaroi se pa Real Madridin do të kishte qëndruar në Paris Saint-Germain deri në fund të karrierës.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll