Sport

Ansu Fati, del nga infiermieria…

Hansi Flick për ndeshjen kundër Atléticos.

20 Dhjetor 2024, 15:00 Nga DOSJA

Ansu Fati, del nga infiermieria…

SPANJE - Ansu Fati është në dispozicion të Hansi Flick për ndeshjen e nesërme, të shtunën, 21 dhjetor, kundër Atlético Madrid në stadiumin Olimpik në Montjuïc.

Sulmuesi i ri ka marrë shkarkimin mjekësor këtë të premte, pas seancës stërvitore që skuadra ka zhvilluar në Ciudad Deportiva. 

Anësori është larguar nga fusha e lojës për pak më shumë se një muaj. Ansu Fati pësoi një dëmtim muskulor, më 13 nëntor, në bicepsin e kofshës së djathtë gjatë një seance stërvitore dhe të shtunën e javës së kaluar, përfundoi për herë të parë të gjithë punën me grupin.

Pas shtatë ditësh në 100%, ai është gati këtë të premte për t'u përballur me  Atlético Madrid. Gjithçka tregon se nesër, e shtunë, ai do të jetë pjesë e thirrjes nga trajneri Flick. 

Ansu Fati lë pas lëndimin e dytë të këtij sezoni. Ai vuajti të parën në mes të korrikut dhe e la në bankën e të dëmtuarve për një pjesë të parasezonit dhe fillimin e kursit. Ai humbi 5 ndeshje me Barcelonën për shkak të një dëmtimi në këmbë.

Ai u rikthye më 19 shtator kundër Monacos. Dy muaj më vonë, ai u kthye në infermierinë dhe ka humbur gjashtë ndeshje. 

Christensen do të duhet të presë

Christensen do të duhet të presë deri në vitin 2025 për t'u rishfaqur. Ndërkombëtari është jashtë fushës që nga gushti për shkak të tendinopatisë në tendinën e majtë të Akilit, e cila madje e ka detyruar t'i nënshtrohet një operacioni.

Gjithsesi, Barcelona e mbyll vitin me katër lojtarë në infermieri: Lamine Yamal, Marc Bernal, Ter Stegen dhe Christensen.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll