Sport

ZYRTARE/ Evertoni, klubi ku luan Armando Brojës, bëhet me pronarë të rinj...

Mungonte vetëm njoftimi zyrtar, i cili tashmë ka mbërritur: blerja e klubit të Evertonit, ku luan sulmuesi i Kombëtares kuqezi, Armando Broja, nga grupi Friedkins është zyrtare.

20 Dhjetor 2024, 12:30 Nga DOSJA

ZYRTARE/ Evertoni, klubi ku luan Armando Brojës, bëhet me pronarë

ANGLI - Pas dritës jeshile të dhënë nga Premier League javën e kaluar, Dan dhe Ryan Friedkin, të cilët pak kohë më parë kishin arritur marrëveshje me ish-pronarin dhe presidentin e klubit blu të Liverpulit, Farhad Moshiri, janë gati për të nisur eksperiencën e tyre të re në krye të një klubi të Premier League.

“Klubi i Futbollit Everton është blerë nga Roundhouse Capital Holdings Limited (Roundhouse), një entitet brenda Grupit Friedkin (TFG).

Transaksioni u finalizua pas një marrëveshjeje midis Blue Heaven Holdings (BHH) të Farhad Moshirit dhe Roundhouse për shitjen e shumicës së aksioneve të BHH në Klub”,- shkruhet në njoftimin e klubit anglez.

Kujtojmë që familja Friedkin ka në pronësi edhe klubin e Romës në kampionatin italian.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll