Sport

Mesfushori Fjoart Junozi, me gjasa, në merkaton e janarit i jep lamtumirën Tiranës

Mesfushori aktualisht vuan nga një dëmtim në shpatull dhe ndaj Laçit nuk do të jetë i gatshëm, duke qenë një mungesë me “peshë” për bardheblutë.

20 Dhjetor 2024, 16:30 Nga DOSJA

Mesfushori Fjoart Junozi, me gjasa, në merkaton e janarit i jep

TIRANE - Duket si e pabesueshme, por është e vërtetë. Mesfushori Fjoart Jonuzi, ndaj Teutës, me shumë gjasa, ka zhvilluar ndeshjen e fundit me Tiranën në Superiore. Kjo pasi 28-vjeçari mund të largohet nga kryeqytetasit që në merkaton e janarit.

Sipas shtypit të shkruar bëhet me dije se kuksiani ka disa opsione nga ekipe të tjera dhe në këtë mënyrë Tirana do të përfitonte nga shitja e tij. Bardheblutë synojnë të mbushin arkat me të dhe do të shqyrtojnë çdo ofertë që do të mbërrijë për shërbimet e tij.

Mesfushori aktualisht vuan nga një dëmtim në shpatull dhe ndaj Laçit nuk do të jetë i gatshëm, duke qenë një mungesë me “peshë” për bardheblutë. Kujtojmë se Jonuzi ka luajtur me Tiranën gjithsej në 54 ndeshje, ku ka arritur të shënojë edhe 2 gola.

Në Superiore, përveç Tiranës, Fjoart Jonuzi ka mbajtur veshur edhe fanelën e Kukësit, Laçit dhe Vllaznisë. Mbetet të shihet se ku do ta çojë merkatoja e janarit mesfushorin kuksian.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll

Sport 20 Dhjetor 2024, 15:00

Ansu Fati, del nga infiermieria…

SPANJE - Ansu Fati është në dispozicion të Hansi Flick për ndeshjen e nesërme, të shtunën, 21 dhjetor, ...